Showbiz

Neda Balluku konfirmon ndarjen nga bashkëshorti: 'S'është hera e parë që jam në këtë situatë'

Neda Balluku konfirmon ndarjen nga bashkëshorti:
Foto: Neda Balluku/ Instagram

E ftuar në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku konfirmoi aludimet e fundit se është ndarë nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh, Ogren Balluku.

"Po, lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe 5 vite më parë, në 2020-ën. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur me thonj familjen e bashkuar. Nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë sepse nga ai pajtim erdhi në jetë goca ime e vogël," tha Neda mes emocionesh.

Më tej, Neda shtoi me marrëdhënia mes saj dhe Ogrenit kishte qenë prej vitesh "e pashëndetshme":

"Megjithatë, prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja shumë ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh dhe i vetëm, absolut, janë fëmijët."

E pyetur për fëmijët, Neda kërkoi të mos jepte koment dhe këmbënguljeve të Ori Nebiajt për më shumë detaje, ajo me të drejtë nuk u dha shpjegime të mëtejshme.

Neda dhe Ogreni u njohën në shtëpinë e Big Brother 4, në vitin 2010 dhe aty nisi historia e tyre e dashurisë. Në vitin 2015, dyshja u martuan dhe kanë sjellë së bashku në jetë tre fëmijë.