Metropolitan

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat përfunduan me sirena policie

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat
Foto: Kylie Jenner, Kris Jenner/ London Entertainment/ Getty/ TMZ

Festa madhështore e Kris Jenner për 70-vjetorin e saj u kthye në një mbrëmje që të gjithë do ta kujtojnë, por jo vetëm për shkak të të ftuarve VIP.

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Eventi, i mbajtur në vilën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, përfundoi disa herë nën vëmendjen e policisë pasi fqinjët u ankuan për zhurmën. Sipas TMZ, niveli i decibelëve “shpërtheu” kur Bruno Mars performoi live, por policia dha vetëm një paralajmërim.Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Më vonë, oficerët u kthyen sërish pasi mësuan se rruga jashtë shtëpisë ishte bllokuar nga gardhe të mëdha artificiale, të cilat kërkonin leje që nuk ishte marrë. Ndërsa të ftuarit largoheshin, pengesat u hoqën.

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Festa me temë “James Bond 007”, e organizuar nga Mindy Weiss, mblodhi emra si Oprah Winfrey, Adele, Mariah Carey, Chris Rock, Snoop Dogg, Paris Hilton, Kathy Hilton dhe Vin Diesel. Meghan Markle dhe Princ Harry ishin gjithashtu të pranishëm, ai në smoking të zi klasik, ajo në një veshje elegante të zezë me çantë kadifeje.

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris, që festoi nën sloganin “E gjithë Amerika varet nga Kris Jenner”, u surprizua nga të gjashtë fëmijët e saj: Kim, Kourtney, Khloé, Rob, Kylie dhe Kendall, me dhurata simbolike nga Dunkin’ Donuts të dekoruara me pluhur ari rozë.

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Kris Jenner festoi 70-vjetorin si agjente “007”, por gjërat

Festa që nisi si një homazh plot shkëlqim për “nënën-menaxhere” më të famshme të Hollywood-it, u kthye në një natë me yje, muzikë dhe disa herë, me policinë në derë.