Metropolitan

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një diferencë *të madhe* moshe

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një
Foto: Kendall Jenner, Ben Gorham/ Backgrid

Kendall Jenner u pa sërish duke dalë me Ben Gorham, themeluesin e markës së luksit Byredo dhe një krijues i njohur parfumesh, ndërsa thashethemet për një lidhje romantike mes tyre po shtohen.

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Jenner, 30 vjeç, dhe Gorham, 48 vjeç, morën kafe në në Los Angeles dhe modelja dukej e buzëqeshur ndërsa ata shëtisnin përmes garazhit të parkimit. Më parë gjatë ditës, ata u panë duke bërë pazar në një dyqan senesh antike.

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Të dy vishnin veshje të koordinuara për këtë dalje: Jenner kishte një pulovër të zezë, pantallona të zeza, syze dielli të zeza, këpucë të kuqe dhe flokët mbledhur. Gorham gjithashtu kishte syze dielli dhe pantallona të zeza, duke plotësuar pamjen me një kapele bejsbolli të zezë dhe xhaketë bomber.

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Ata janë parë së bashku disa herë kohët e fundit. Në shtator, ata u panë duke shfletuar libra në një dyqan në West Hollywood. Të njëjtin muaj, ata u panë gjithashtu duke ngrënë drekë në kafen Field and Fort në Summerland. Sipas mediave, ata u panë edhe në Paris në tetor, duke bërë pazar.

Duket se Kendall ka gjetur sërish dashurinë, ndonëse me një

Më parë, Kendall Jenner ka patur një romancë me këngëtarin Bad Bunny. Ata filluan të dilnin në fillim të vitit 2023 dhe në dhjetor të atij viti e përfunduan lidhjen pasi “gjërat filluan të zbehen mes tyre.”