Showbiz

Ç’dihet deri tani për rikthimin e Romeo Veshajt në ekran

Ç’dihet deri tani për rikthimin e Romeo Veshajt në ekran
Foto: Romeo Veshaj/ Instagram

Pak ditë më parë Romeo Veshaj publikoi në Instagram një video që lajmëroi rikthimin e tij në ekran. Aty, Romeo u thotë "jo": televizionit, hapjes së një biznesi si restoranti, muzikës, filmave dhe serialeve, madje dhe karrierës si influencer, duke u vënë "X"-in të gjithave, që zbulon se është emri i projektit të ri me të cilin ai po rikthehet në media.

Me gjithë mundësitë e eliminuara më sipër, merret me mend se rikthimi i Romeos do të vijë në YouTube, platforma drejt së cilës po orientohen gjithë personazhet e medies së fundmi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Në emisionin "UëTëFë Show" në Andale Media, moderatorët Fatos Sulo dhe Kostjan Gjerazi dhanë më shumë detaje për këtë rikthim të Romeos, sipas burimeve për redaksinë e tyre. 

Ata thanë se Romeo do të nisë një mini-media në YouTube, ndërsa ai vetë personalisht do të moderojë një emision mëngjesi, si në formën e radios. Ekziston dhe mundësia për një late night show, format i ngjashëm me emisionin "Më lër të flas", që Romeo moderoi së bashku me Donaldin në Top Channel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)