Lifestyle

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet e Vitit të Ri?

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet
Foto: Pinterest

Të ka ndodhur të shohësh në TikTok video ku njerëz të ndryshëm xhirojnë teksa bëjnë zinxhirë letre? E po, ky mund të jetë trendi i ri në këtë prag festash.

Nga lloji i letrës së përdorur, ngjitja, deri te këshillat mbi mënyrën më “magjike” të vendosjes së dekoreve, në ato video shpjegohet se si këto zbukurime letre arrijnë të jenë sa më rezistente.

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet

Kërkimet për “paper chains” në Pinterest janë rritur ndjeshëm. Viraliteti i këtij trendi po shfrytëzohet edhe prej shumë dyqaneve, të cilat po rrisin numrin e shitjeve përmes zbukurimeve artizanale.

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet

Po çfarë fshihet pas këtij rikthimi?

Disa e konsiderojnë si kthim në fëmijëri, të tjerë thjesht si tregues të krizës ekonomike. Edhe pse, sipas Pantone, e bardha është ngjyra e vitit, këto zbukurime tregojnë të kundërtën. Ato po dëshmojnë se shumë prej nesh, sidomos gjatë sezonit të festave, po kërkojmë më shumë ngjyrat e ndezura dhe gjithë nostalgjinë që vjen me to.

Shpjegim: Pantone është një kompani amerikane e njohur për sistemin e saj të ngjyrave.

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet

Në fëmijëri, festat e fundvitit simbolizonin larminë e ngjyrave, dritave e tingujve. Sipas dizajnerëve ky trend forcon dëshirën për të ngadalësuar ritmin e jetës. Përveç nostalgjisë, punët artizanale sipas tyre sjellin përfitime edhe për shëndetin mendor, kjo pasi bërja e tyre konsiderohet terapeutike.  

Nga luksi te zinxhirët prej letre: Çfarë po ndodh me dekorimet