Relationships

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë këto 6 gjëra mësojnë si të vendosin kufij kur rriten

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë
Foto: maviaime/ Pinterest

Fëmijët që panë prindërit e tyre të menaxhonin konflikte, të vendosnin kufij dhe të ruanin qetësinë emocionale, mësojnë intuitivisht si të mbrojnë hapësirën e tyre kur rriten. Ata kuptojnë se të thuash “jo”, të tërhiqesh në momente tensioni dhe të menaxhosh ndjenjat e tua nuk është egoizëm, por aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe për të ruajtur qetësinë e brendshme.

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë

Ata që i kanë parë prindërit e tyre të bëjnë këto 6 gjëra teksa rriteshin, sot dinë si të vendosin kufij të shëndetshëm në marrëdhënie:

1. Njohja e sjelljeve të këqija

Fëmijët që rriten duke parë prindërit e tyre të dallojnë kur dikush është “provokues”, kur dikush bie "viktimë: e një sjelljeje ose kur dikush ndërhyn për të zgjidhur konfliktin, mësojnë të kuptojnë rolet emocionale që njerëzit luajnë. Kjo ndihmon që kur rriten të dallojnë manipulimin ose sjelljen toksike dhe të mos bien viktimë e saj.

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë

2. Të thënit “jo” pa ndier faj

Të kuptosh se nuk je i detyruar të thyesh patjetër rregullat ose të kënaqësh të gjithë është një mësim që vjen nga fëmijëria. Kufijtë i qartësojnë marrëdhëniet dhe ndihmojnë të rriturit të mbrojnë kohën dhe energjinë e tyre. Të mësosh të refuzosh, edhe kur të tjerët nuk pajtohen, është pjesë e pjekurisë emocionale.

3. Kujdesja për punët vetjake

Fëmijët që panë se si prindërit i lejonin të tjerët të kishin hapësirën e tyre dhe të përqendroheshin tek emocionet e veta, mësojnë të mos marrin pjesë në drama të panevojshme. Fokusimi te vetja dhe përgjegjësia për reagimet e tua është çelësi i qetësisë dhe pavarësisë emocionale.

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë

4. Tërheqja nga situatat kur duhet

Një aftësi e rëndësishme është të dish kur të largohesh nga një situatë tensioni. Tërheqja nuk do të thotë humbje, por zgjedhje e mençur për të mbrojtur qetësinë. Një hap pas, reflektimi dhe kthimi te gjërat që sjellin lumturi forcon qëndresën emocionale dhe ndihmon të menaxhosh konfliktet në mënyrë të pjekur.

5. Përgjigjja me mirësjellje para se gjërat të përshkallëzojnë

Ndonjëherë, mjafton një “Faleminderit që e ndave mendimin tënd” për të ndalur një debat pa kuptim ose një provokim. Fëmijët që shohin prindërit e tyre të përdorin këtë taktikë mësojnë se sjellja e qetë dhe respekti janë armë më e fuqishme se reagimet impulsive.

Ata që kanë parë prindërit e tyre të bëjnë

6. Kushtimi i vëmendjes ndaj ndjenjave

Një fëmijë që lejohet të flasë hapur për ndjenjat e tij, të ndiejë dhe të përjetojë emocione në një mjedis të sigurt, mëson të pranojë dhe të menaxhojë ndjenjat e veta si i rritur. Ky hap i vogël ndihmon të zhvillosh empati, të njohësh shenjat e marrëdhënieve toksike dhe të ruash paqen në marrëdhëniet personale.