Horoscope

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në shenjën e horoskopit

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Foto: "Njerëz dhe Fate"/ RTSH

Çdo shenjë ka karakterin e vet, ashtu si personazhet ikonike të serialit shqiptar që na mbajti të mbërthyer para ekranit.

Nga figurat autoritare te shpirtrat e lirë, ja si përputhen 12 shenjat e horoskopit me 12 nga personazhet e “Njerëz dhe Fate”: 

Dashi – Flori (Arben Derhemi)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

I guximshëm, rebel, por dhe problematik. Flori është Dashi tipik: vepron pa menduar dy herë, sfidon autoritetin dhe nuk i duron dot kufijtë. Energjik, impulsiv dhe gjithmonë në kërkim të adrenalinës.

Demi – Durim Guri (Robert Ndrenika)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

I qëndrueshëm, tradicional dhe me autoritet moral. Demi kërkon siguri dhe vlera të forta familjare, ashtu si Durimi, figura patriarkale që mban mbi supe peshën e parimeve të familjes Guri.

Binjakët – Bedria (Natasha Sela)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Kur kujton Bedrien kujton thashethemet, komunikimin dhe zemrën e madhe! Binjakët janë kureshtarë, socialë dhe gjithmonë “në dijeni për gjithçka” ndaj Bedria është mishërimi perfekt i kësaj shenje: flet shumë, por ka dhe shpirt njerëzor.

Gaforrja – Drita (Pavlina Mani)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

E ndjeshme, mbrojtëse dhe thellësisht familjare. Gaforrja jeton për fëmijët dhe shtëpinë, ashtu si Drita, nëna e përkushtuar që sakrifikon veten për ekuilibrin e familjes.

Luani – Jari (Gëzim Rudi)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Autoritar, karizmatik dhe në qendër të vëmendjes (apo polemikave). Luani do pushtet dhe ndikim dhe Jari është lideri që komandon, frikëson dhe dominon ambientet ku hyn.

Virgjëresha – Daja Betimi (Alfred Trebicka)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Analitik, korrekt dhe me sens të fortë drejtësie. Virgjëresha nuk e duron padrejtësinë dhe ka standarde të larta morale, tamam si dajë Betimi, prokurori i rreptë dhe parimor.

Peshorja – Lola (Valbona Imami)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Elegante, romantike dhe gjithmonë në kërkim të balancës. Peshorja dashuron estetikën dhe harmoninë emocionale dhe Lola është vajza që jeton gjithë kohën mes ndjenjave dhe zgjedhjeve të vështira.

Akrepi – Didi (Arta Muçaj)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

E errët, e rrezikshme dhe magnetike. Akrepi dhe Didi janë manipulues, strategjikë dhe pasionantë, gjithmonë një hap para të tjerëve, duke shfrytëzuar sensualitetin dhe fuqinë për të arritur qëllimet e tyre.

Shigjetari – Xhuli (Valentina Kita)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Aventuriere, optimiste dhe pak oportuniste. Shigjetari dhe Xhuli kërkojnë liri dhe përfitime personale, ecuritë e saj në dashuri dhe biznes janë gjithmonë të llogaritura, por me stil dhe energji të papërmbajtshme.

Bricjapi – Rugeni (Dritan Boriçi)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

I përkushtuar, realist dhe ambicioz, Rugeni jo thjesht ëndërron, por punon hap pas hapi për dashurinë dhe qëllimet e tij. Si Bricjap, ai është i disiplinuar dhe besnik, duke i mbajtur lidhjet serioze me përgjegjësi. 

Ujori – Era (Eni Jani)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Idealiste, vizionare dhe u rebelohet pak normave. Ujori dhe Era ëndërrojnë liri, dije dhe eksperienca të reja, gjithmonë një hap përpara botës konvencionale.

Peshqit – Xhema (Mehdi Malkaj)

Cili personazh i “Njerëz dhe Fate” je ti, bazuar në

Romantik, poetik dhe shuuumë emocional. Peshqit dhe Xhema jetojnë në botën e ndjenjave dhe transformimit të brendshëm, të thellë, të ndjeshëm dhe shpirtërorë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.