Metropolitan

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e David Beckham mbështet Brooklyn pas akuzave

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e
Foto: Brooklyn Beckham, Rebecca Loos/ Instagram

Rebecca Loos, ish-asistentja personale e David Beckham, ka reaguar publikisht pas deklaratave tronditëse të Brooklyn Beckham, i cili sulmoi hapur prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Mes një sërë komentesh në Instagram, një ndjekës i saj shkroi se deklarata e Brooklyn-it ishte një "pranim shokues" dhe se ai më në fund po tregonte të vërtetën. Në përgjigje, Rebecca shkroi shkurt:

“E vërteta gjithmonë del në pah.”

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e

Në një koment tjetër, ajo shtoi:

“Jam shumë e lumtur që ai më në fund po mbron veten dhe po flet publikisht! Më ka ardhur shumë keq për bashkëshorten e tij, duke e ditur shumë mirë se si mund të jenë ata.”

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e

Rebecca Loos, ish-modelja holandeze që ka punuar si asistente personale e David Beckham në vitin 2003, është bërë e njohur në të kaluarën pasi ka pretenduar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me futbollistin, akuza që Beckham i ka mohuar gjithmonë.

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e

Sa i takon familjes Beckham, deri tani nuk ka patur asnjë reagim prej tyre mbi gjithë deklaratat që Brooklyn Beckham publikoi ditën e djeshme. 

Edhe pse nuk zgjodhi të flasë mbi situatën e krijuar, David Beckham, nuk i shmangu dot disa pyetje gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“David, a ke një mesazh për Brooklyn këtë mëngjes?”

“David, a je i zhgënjyer që çështjet familjare po bëhen publike,” e pyeti një prej gazetarëve teksa David vazhdoi rrugën pa kthyer asnjë përgjigje.

“E vërteta gjithmonë del në pah”: Ish-asistentja e