Fashion & Beauty

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që duhet ta provosh

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që
Foto: Glamour

Dimri zakonisht na mban më shumë brenda, por trendi më i ri i thonjve po na jep një arsye shumë të mirë për t’u rregulluar dhe për të dalë.

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Thonjtë “havjar” janë manikyri luksoz që po zgjedhin vajzat më me stil, me Selena Gomez-in të parën që i solli në vëmendje në Golden Globe 2026. Pjesa më e mirë për këta thonj? Përshtaten lehtësisht me çdo veshje dhe grim.

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Ashtu si havjari, edhe ky manikyr lidhet me luksin dhe elegancën. Thonjtë “havjar” imitojnë ngjyrën e errët dhe shkëlqimin e perlave të havjarit, falë efektit “sy maceje” që reflekton dritën dhe ndryshon pamje sipas këndit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by M Plus Paris (@mplusparis)

Ky stil është shumë praktik: duket po aq bukur në përditshmëri sa edhe në raste speciale. Grimcat metalike të imta krijojnë një shkëlqim të thellë dhe një efekt vizual që tërheq vëmendjen pa qenë e ekzagjeruar.

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Sa i përket ngjyrave, mund të zgjedhësh të zezë me reflektime të arta për një pamje elegante, ose kafe dhe jeshile të errëta me nuanca të ngrohta për diçka më të butë.

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Ngjyra kafe është një nga më të preferuarat e sezonit sepse është e lehtë për t’u kombinuar dhe i jep ngrohtësi çdo pamjeje.

Thonjtë “havjar” janë trendi luksoz i dimrit që

Elegantë, modernë dhe me shumë stil, thonjtë “havjar” janë zgjedhja ideale për këtë dimër.