Showbiz

Çizme Chanel $1,150 + baltë: Arbana Osmani dhe sinjali për “Ferma VIP”

Çizme Chanel $1,150 + baltë: Arbana Osmani dhe sinjali për

Arbana Osmani ende nuk ka thënë asnjë fjalë zyrtare për “Ferma VIP”. As “po”, as “jo”. Por Instagrami, si gjithmonë, flet në mënyrën e vet.

Në një Story të publikuar së fundmi, Arbana shfaqet e ulur, mes baltës dhe gjelbërimit, e veshur me çizme shiu Chanel - ato ikoniket, që kushtojnë rreth 1,150 dollarë  (ose dhe më shumë) dhe që zakonisht nuk dalin nga dollapi për të ecur në baltë. Prandaj, vështirë të mos e lexosh mesazhin.

Çizme Chanel $1,150 + baltë: Arbana Osmani dhe sinjali për

Sigurisht, Arbana nuk ka shkruar “Ferma VIP”, nuk ka vendosur hashtag dhe nuk i ka bërë tag Vizion Plus. Por kombinimi i barit, baltës dhe çizmeve të shiut (luksoze, por gjithsesi çizme shiu) vjen pikërisht pas aludimeve se ajo do të moderojë sezonin e tretë të reality show-t.

Deri në një njoftim zyrtar, kemi vetëm kaq: baltë, bar dhe Chanel. Rastësi? Ndoshta. Por zakonisht, kur dikush zgjedh të bëhet pis me 1,150+ dollarë në këmbë, ose ka shumë guxim ose e di shumë mirë se çfarë po ndez me një postim të tillë.

Ju kujtojmë se burime pranë Vizion Plus, pjesë e stafit të brendshëm të televizionit, janë shprehur për Anabel se Arbana do të jetë moderatorja.