Fashion & Beauty

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer për muajin e dashurisë

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer
Foto: Hailey Bieber/ Robin L Marshall

Edhe në mes të janarit, Hailey Bieber tregoi se manikyri minimalist është një zgjedhje perfekte për dimrin. Modelja ka shtuar një nuancë të saj personale mbi një bazë të thjeshtë rozë, duke e bërë pamjen elegante dhe të freskët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zola Ganzorigt (@nailsbyzola)

Pas eksperimenteve me dizajne të guximshme si trendi “cat-eye” dhe manikyre me motive kafshësh, Bieber është rikthyer te stili i saj i zakonshëm i një shkëlqimi të lehtë. Këtë herë, ajo i dha pamjes një freski pranverore, duke përdorur një rozë të lehtë me një shkëlqim të butë metalik.

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer

Ky model funksionon në mënyrë idelae edhe për muajin shkurt, me festën romantike të dashurisë në mes të tij. 

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer

Manikyri i Hailey-t tregon se minimalizmi do të mbetet trend për muajt e ardhshëm. Forma e thoit është bajame dhe në gjatësi mesatare, me maja pak më të gjata se gishti, duke dhënë një pamje natyrale dhe të rafinuar.

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer

Ngjyra rozë e pastelit me një shkëlqim të ftohtë metalik është perfekte për të mbajtur stilin elegant gjatë ditëve të ftohta të dimrit, duke sjellë një kombinim që duket sikur je prekur butësisht nga temperaturat e ulëta duke përfituar një përskuqje delikate...veçse në thonjtë e tu!

Hailey Bieber sapo na tregoi thonjtë minimalistë të përkryer