News

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por nuk ftohen të bijat

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por
Foto: Lasgush Poradeci, Marie Gusho

Vendosja e një pllake përkujtimore në nder të poetit shqiptar Lasgush Poradeci në Vjenë, aty ku ai jetoi dhe u formua për gati një dekadë, ka shkaktuar reagime të forta nga njerëzit, pasi në këtë ceremoni nuk janë ftuar as vajzat e tij.

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por
Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) dhe të bijat Marie dhe Konstandina Gusho

Një nga dy të bijat e poetit, Marie Gusho, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, ku bën të ditur se informacionin për ceremoninë e ka marrë rastësisht nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, dhe jo përmes një ftese zyrtare.

Sipas postimit të saj, Marie Gusho thekson se nuk ka marrë asnjë ftesë dhe asnjë njoftim zyrtar nga Bashkia e Pogradecit, pavarësisht faktit që në ceremoni do të marrë pjesë kryetari i kësaj bashkie me një delegacion zyrtar.

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por

Më tej, ajo zbulon edhe një bisedë private me ambasadorin Fate Velaj, ku e pyet:

“Përshëndetje, ky njoftim shërben si ftesë? Po shpenzimet kush i mbulon?”

Përgjigjja e ambasadorit, sipas saj, ka qenë e shkurtër:

“Është informacion. Nuk di gjë për shpenzime.”

Ceremonia për vendosjen e pllakës përkujtimore do të zhvillohet më 5 shkurt, në Graz, në banesën ku ka jetuar poeti Lasgush Poradeci. Në aktivitet do të marrin pjesë kryetarja e Bashkisë së Graz-it, kryetari i Bashkisë së Pogradecit me delegacion zyrtar, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri.

Ndërkohë, në komentet e postimit të Marie Gushos, njerëzit kanë kritikuar ashpër institucionet shqiptare, duke e cilësuar të papranueshme që trashëgimtaret e drejtpërdrejta të poetit të mos ftohen në një ngjarje kaq simbolike. Komenteve u është përgigjur po aq e indinjuar dhe Marie.

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por

Lasgush Poradeci jetoi dhe studioi për rreth 10 vite (1924-1933) në Austri, kryesisht në Vjenë, ku u njoh me rrymat më të avancuara letrare dhe filozofike të kohës, ndikime që do të shfaqeshin më vonë fuqishëm në poezinë e tij lirike dhe filozofike. Pikërisht Vjena konsiderohet si vendi ku u formua intelektualisht poeti që do të linte gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Pllakë përkujtimore për Lasgush Poradecin në Vjenë, por