Showbiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në
Foto: Big Brother

Mbrëmja në fakt nisi me një performancë shumë të bukur që banorët përgatitën me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Vazhdimi pastaj s’ka shumë emocione.

#1. Miri dhe Selin liderë të poleve të tyre?

Zhbirësimi i Selinit prej Mirit qe goxha i thjeshtë dhe ish-babi me ish-gocën janë bërë armiq të përbetuar tani.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Miri, i njëjti person që thoshte se me Selinin kuptohej me një shikim, tani thotë se s’e paska njohur mirë vajzën  dhe u përpoq të bindë publikun, banorët e tjerë, edhe veten ndoshta, që është ndarë përfundimisht nga Selin.

Ndryshe nga Miri, kjo e fundit mohoi pretendimin se ishte lidere e polit kundër Mirit. Miri nga ana tjetër, dukej më entuziast (khëm-khëm, i dëshpëruar) për krijimin e ushtrisë së vet sa shkoi për të krijuar aleancë edhe me Rogertin.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Muhabeti i grupimeve, (që ç’rëndësi ka për t’u diskutuar e qartësuar për publikun s’e kuptojmë) zgjati fjalë për fjalë për gjysmën e mbrëmjes, pra 2 orë e 30 minuta. Ndoshta duhen qartësuar polet meqë nuk u referohemi dot me ngjyrat e divanit, si vitin e kaluar. Sugjerojmë të përdorim krahët e divanëve kësaj radhe, divani i majtë, divani i djathtë, sepse qartazi kjo është ndarja.

#2. Më në fund pak kohë për çiftin e vërtetë të Big-ut

Që është Mali me Stenaldon.

Dostë për kokë siç tha Mali dhe të bashkuar prej përvojave të ngjashme ne jetë më shumë sesa prej mendimeve, siç tha Stenaldo.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Bromanca po bën namin së fundmi dhe shpresojmë që ky të jetë vërtet model për djemtë dhe burrat jashtë sepse është e bukur. Kaç. :)

#3. Stenaldo surprizohet nga vëllai

Nëse je konfuzuar dhe nga kjo histori, mirë se erdhe në grup.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Me sa u nënkuptua, Stenaldo dhe Joeli janë vëllezër nga nëna. Ata, si Stenaldo, si mamaja, kishin shumë vite pa u takuar me të, pasi ai jetonte në Itali me hallën e vet, pa e qartësuar arsyen pse.

Gjatë pushimit Stenaldo u duk shumë i prekur prej surprizës:

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#4. Eliminohet Ina

Dhe më i gëzuari u duk Ledioni për këtë fakt.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#5. Rogerti ushtron profesionin e gazetarit

Si gazetar sportiv, Rogertit ia lyp profesioni që të pyesë Kristin, Alession dhe Malin nëse janë homoseksualë ose jo. Mos na gjykoni ne për këtë vijë logjike, kështu tha Rogerti se arsyetonte.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Në mes të gjithë këtij diskutimi banal që të shkatërron shpirtin rinor, Kristi e hëngri presionin dhe deklaroi se s’është homoseksual. Urime atëherë Krist?

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#6. Mateo shpallet i preferuari i publikut

Dhe zgjedh 5 banorë për t’u dhënë imunitet për të shtunën: Dj Gimbo, Shëndriti, Greta, Kristi, Brikena.

Gjithë pjesa tjetër e shtëpisë ishte e nominueshme. Nominimet u bënë të hapura.

#7. Televotimi i radhës

Miri, Selin, Mali, Marko, Juela dhe Rogerti. Emrin që s’e lidhni dot me një fytyrë, me siguri do e përcjellim të shtunën.