Metropolitan

Nga kopshti zoologjik në fenomen global: Lodra e Punch bëhet trend botëror

Nga kopshti zoologjik në fenomen global: Lodra e Punch bëhet trend
Punch/Vogue

Kohët e fundit, një histori prekëse nga Japonia është bërë virale në internet, duke grumbulluar miliona shikime në rrjetet sociale. Në qendër të saj është Punch, një majmun i vogël i llojit makak që jeton në Kopshtin Zoologjik të qytetit Ichikawa, i cili është kthyer në sensacion për një arsye shumë të veçantë: ai nuk ndahet asnjëherë nga lodra e tij prej pelushi.

Punch u braktis nga nëna menjëherë pas lindjes dhe u rrit nga kujdestarët e kopshtit zoologjik. Ata e ushqyen me biberon dhe u kujdesën me përkushtim për të, duke ndjekur nga afër zhvillimin e tij derisa erdhi momenti të rikthehej në të njëjtin ambient me majmunët e tjerë.

Por integrimi nuk ishte i lehtë. Ashtu si ndodh shpesh me kafshët që rriten pa praninë e nënës, Punch shfaqi pasiguri dhe vështirësi në socializim. Makakët e tjerë nuk e pranuan menjëherë, duke e shmangur dhe mos e përfshirë në grup.

Për ta ndihmuar të përballonte stresin, kujdestarët i dhanë një lodër prej pelushi, një orangutang të vogël nga IKEA. Që nga ai moment, Punch e mban lodrën pothuajse gjithmonë me vete. Ai fle me të, e përqafon në çaste ankthi dhe duket se gjen tek ajo një ndjenjë sigurie dhe qetësie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

Videot ku ai shfaqet duke lëvizur me lodrën në krah janë shpërndarë masivisht në rrjete sociale. Historia e tij është pasqyruar edhe nga media ndërkombëtare, ndërsa shumë vizitorë kanë shkuar në kopshtin zoologjik për ta parë nga afër Punchin dhe “shokun” e tij të vogël. Madje, pas viralitetit që historia mori, shitjet e lodrës prej pellushi u rritën ndjeshëm dhe produkti u bë ‘sold out’ menjëherë në dyqanet IKEA.

Sipas ekspertëve, te primatët kontakti fizik dhe ndjenja e sigurisë janë thelbësore në fazat e para të jetës. Kur ndarja nga nëna ndodh herët, një objekt mund të shërbejë si element stabiliteti dhe mbështetjeje emocionale.

Sot, Punch po vazhdon gradualisht procesin e integrimit në grup. Lodra prej pellushi mbetet pjesë e përditshmërisë së tij, ndërsa kujdestarët monitorojnë me kujdes përparimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)