News

Incidente në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago: 20-vjeçari qëllohet për vdekje

Incidente në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago:

Agjentët e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe forcat e rendit qëlluan për vdekje një burrë të armatosur, pasi ky i fundit hyri në perimetrin e sigurisë në Mar-a-Lago.

Presidenti dhe Zonja e Parë ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë në momentin e incidentit, teksa autori, 20 vjeç, mbante me vete një pushkë gjahu dhe një bidon me lëndë djegëse.

Fillimisht, dy agjentë të Shërbimit Sekret e vërejtën dhe u përballën me të, duke e urdhëruar të hidhte sendet që mbante në duar. Ai hodhi bidonin me karburant, por ngriti pushkën në pozicion qitjeje, ndaj të gjendur në këtë situatë, agjentët hapën zjarr, duke e vrarë.

Shkaqet e këtij incidenti nuk janë ende të qartë, por Byroja Federale e Hetimit (FBI) po udhëheq hetimin, me ekipe që po mbledhin prova dhe po hetojnë të kaluarën dhe motivet e mundshme të autorit.

Agjencia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të kontrollojnë kamerat e sigurisë në pronat e tyre dhe të kontaktojnë autoritetet nëse vërejnë ndonjë aktivitet të dyshimtë.