Metropolitan

Drama, famë dhe sekrete: Publikohet traileri i "Mother Mary", Anne Hathaway vjen ndryshe

Drama, famë dhe sekrete: Publikohet traileri i "Mother Mary",

Një trailer tjetër për filmin Mother Mary është publikuar, duke rritur pritshmëritë për një nga projektet më intriguese të vitit. Nën regjinë e David Lowery, filmi sjell një histori të mbushur me emocione, dramë dhe botën komplekse të famës.

Në rolin kryesor shfaqet Anne Hathaway, e cila interpreton një yll ikonik të pop-it, një figurë e njohur që përballet me të shkuarën e saj. Sipas trailerit zyrtar, “plagë të vjetra, të varrosura thellë dalin në sipërfaqe kur ylli i famshëm, Mother Mary, ribashkohet me mikun e saj më të mirë dhe ish-stilistin, Sam Anselm”, rol që vjen në jetë nga Michaela Coel. Ky takim i papritur ndodh pikërisht në prag të rikthimit të madh të artistes, duke e vendosur atë përballë kujtimeve dhe vendimeve që mund të ndryshojnë gjithçka.

Kasti i filmit është gjithashtu mbresëlënës, me emra të njohur si Hunter Schafer, Kaia Gerber, Jessica Brown Findlay, Alba Baptista, Sian Clifford dhe FKA Twigs, të cilët premtojnë shumë.

Nga pamjet e para të trailerit, filmi duket se ndërthur estetikën artistike me një narrativë të thellë psikologjike, duke eksploruar jo vetëm jetën nën dritat e skenës, por edhe koston emocionale të famës dhe identitetit publik. Muzika, moda dhe marrëdhëniet personale duken se janë në thelb të historisë, duke e bërë “Mother Mary” një rrëfim që shkon përtej një biografie tipike të një ylli pop-i.

Filmi pritet të dalë në kinema gjatë vitit 2026 dhe që tani ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe kritikës, duke u konsideruar si një projekt potencialisht i rëndësishëm në sezonin e ardhshëm kinematografik.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Drama, fame and secrets: The trailer for "Mother Mary" is released, Anne Hathaway comes in a different way

Drama, famë dhe sekrete: Publikohet traileri i "Mother Mary",

Another trailer for Mother Mary has been released, raising expectations for one of the most intriguing projects of the year. Directed by David Lowery, the film delivers a story filled with emotion, drama, and the complex world of fame.

The film stars Anne Hathaway as an iconic pop star, a well-known figure coming to terms with her past. According to the official trailer, “old, deeply buried wounds resurface when the famous star, Mother Mary, reunites with her best friend and former stylist, Sam Anselm ,” played by Michaela Coel. This unexpected encounter comes just on the eve of the artist’s big comeback, confronting her with memories and decisions that could change everything.

The film's cast is also impressive, with familiar names like Hunter Schafer, Kaia Gerber, Jessica Brown Findlay, Alba Baptista, Sian Clifford, and FKA Twigs, who show a lot of promise.

From the first glimpses of the trailer, the film appears to combine artistic aesthetics with a deep psychological narrative, exploring not only life under the spotlight, but also the emotional cost of fame and public identity. Music, fashion, and personal relationships seem to be at the core of the story, making “ Mother Mary ” a narrative that goes beyond a typical pop star biography.

The film is expected to be released in theaters in 2026 and has already begun to attract the attention of the public and critics, being considered a potentially important project in the upcoming cinematic season.