Showbiz

Pas performancës në "World Cup 2026", Shakira përballet me teorinë më të çuditshme të vitit

shakira-double-mundial-main-768x512.jpg

Ceremonia madhështore e hapjes së Kupës së Botës 2026 në Mexico City solli në skenë emra të mëdhenj të muzikës si J Balvin, Maná, Lila Downs dhe Shakira. Por, ndërsa miliona tifozë prisnin të shijonin spektaklin, një tjetër “show” nisi menjëherë pas përfundimit të eventit dhe bëhet fjalë për teoritë konspirative në rrjetet sociale.

Shumë përdorues në internet nisën të pretendojnë se personi që interpretoi himnin zyrtar të turneut, “Dai Dai”, nuk ishte në të vërtetë Shakira, por një sozi e saj.

 

Komentet u përhapën me shpejtësi në X, TikTok dhe platforma të tjera, ku disa përdorues argumentonin se këngëtarja dukej ndryshe nga zakonisht. Sipas tyre, lëvizjet në skenë nuk i ngjanin energjisë karakteristike të artistes kolumbiane, ndërsa flokët, fytyra dhe madje edhe mënyra e ecjes u bënë objekt diskutimi.

“Kjo nuk është Shakira. Shikoni si humbet ekuilibrin gjatë performancës”, shkroi një përdorues, duke ndezur edhe më shumë debatin online.

 

Në performancë, Shakira u shfaq me një kostum të verdhë tërheqës, pantallona të shkurtra të bardha, atlete me platformë dhe syze dielli të errëta. Pikërisht syzet, së bashku me modelin e flokëve dhe pamjen paksa ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë, ushqyen spekulimet.

Megjithatë, fansat e artistes nxituan të kundërshtojnë teorinë. Ata vunë re një detaj shumë specifik: një shenjë të vogël në ballin e Shakirës, e cila duket qartë edhe në një fotografi të fundit të saj. E njëjta shenjë, sipas tyre, ishte e dukshme edhe gjatë ceremonisë, duke dëshmuar se në fushë ishte vetë këngëtarja.

Sigurisht, teoritë më ekstreme vazhdojnë të qarkullojnë. Disa pretendojnë se një sozi mund të kishte studiuar për muaj të tërë lëvizjet, koreografitë dhe pamjen e artistes për të mashtruar publikun.

Ndërkohë, kënga “Dai Dai”, të cilën artistja e interpreton së bashku me reperin Burna Boy, ka thyer rekorde duke kaluar 100 milionë shikime edhe para nisjes së turneut. Me këtë paraqitje, Shakira forcon edhe më shumë statusin e saj si artistja femër më ikonike në historinë e Kupës së Botës, duke marrë pjesë në katër edicione të ndryshme të turneut.

Por mesa duket, këtë herë nuk ishte performanca ajo që pushtoi internetin, por pyetja që vazhdon të qarkullojë në rrjet: A ishte vërtet Shakira në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës 2026?

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂