Fashion & Beauty

5 atlete të bardha që kombinohen në mënyrë perfekte me fustanet këtë verë

 

Atletet e bardha njihen për rehatinë dhe stilin e tyre që s'del kurrë nga moda. Prej vitesh ato janë bërë një element i domosdoshëm në garderobë, pasi mund të kombinohen me pothuajse çdo veshje, nga xhinset klasike te kostumet sportive. Megjithatë, një nga kombinimet më elegante dhe moderne mbetet ai me fustanet.

Kontrasti mes një fustani femëror dhe një palë atletesh sportive krijon një pamje që s'dështon kurrë së dukuri yll. Mund të kombinoni një fustan romantik me atlete chunky ose një model minimalist me një palë atlete retro për një rezultat që duket njëkohësisht chic dhe pa u lodhur.

Adidas Samba

03faa00dd4a64a42b64be74fe47e1eb0.jpg

Modeli që vazhdon të dominojë rrugët e modës edhe këtë sezon. Linjat retro dhe silueta e hollë e bëjnë zgjedhjen perfekte për t’u kombinuar me fustane midi, modele me lule ose fustane të bardha verore.

Nike Air Max 90

9e865918f4797e864775a226b49f7d8b.webp

Për ato që preferojnë një stil më sportiv, Air Max 90 janë alternativa ideale. Ato krijojnë kontrast të bukur me fustanet romantike dhe i japin pamjes një vibe më urban.

New Balance 530

d801ce1951fa68b454b7a6b51c957cf1.webp

Komode, moderne dhe shumë të preferuara nga fashionistet. Këto atlete shkojnë mjaft mirë me fustane të gjata, saten apo modele minimaliste në nuanca neutrale.

Veja Campo

230063242ea9453cf9297f1b472b97fa.jpg

Nëse ju pëlqen estetika e pastër dhe elegante, Veja Campo janë një investim i sigurt. Dizajni i tyre minimalist kombinohet lehtësisht me fustane linoje, modele të bardha ose veshje në stilin “quiet luxury”.

Puma Palermo

c5e02d371dab696772d362d659f6a282.jpg

Një tjetër model retro që po rikthehet fuqishëm. Me siluetën e tyre klasike, Puma Palermo i japin karakter edhe kombinimit më të thjeshtë dhe duken fantastike me fustane mini ose modele me frymëzim nga vitet ’90.

Një truk stilimi që funksionon gjithmonë është të kombinoni një fustan të bardhë me atlete po aq të bardha për një pamje të pastër dhe elegante. Nëse preferoni diçka më të guximshme, zgjidhni fustane me ngjyra të forta dhe lërini atletet e bardha të krijojnë ekuilibrin perfekt. 

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞