Fashion & Beauty

Këto xhinse, kjo bluzë dhe këto sandale krijojnë kombinimin më trend të verës 2026

15.jpg

Nëse po mendon se për t’u dukur me stil këtë verë duhet të bësh ndonjë kombinim të komplikuar, lajmi i mirë është se moda e vitit 2026 po shkon në drejtimin e kundërt. Një nga veshjet më të komentuara të momentit përbëhet vetëm nga tre pjesë bazë që me shumë gjasa i ke ose i ke pasur dikur në garderobë.

Këngëtarja Tate McRae u fotografua së fundmi në Nju Jork me një kombinim që po shihet kudo këtë sezon: bluzë me vija, xhinse të çelëta dhe sandale me rrip mes gishtave me takë.

1.webp

Në pamje të parë nuk duket ndonjë revolucion mode, por janë pikërisht këto tre modele specifike që po dominojnë verën.

2.webp

3.webp

4.webp

Kombinimi me 3 pjesë që po pushton rrugët

Bluza me vija

5.webp

Bëhet fjalë për bluzat klasike me vija horizontale, të ngjashme me ato që shumë prej nesh i mbanin që fëmijë. Janë të thjeshta, praktike dhe i japin menjëherë veshjes një pamje elegante pa shumë përpjekje.

6.webp

7.webp

Xhinset e çelëta

8.webp

Në vend të xhinseve të errëta, këtë sezon po preferohen modelet në nuanca të hapura blu. Sa më të relaksuara dhe të gjera, aq më mirë.

9.webp

10.webp

Sandalet me takë dhe rrip mes gishtave

11.webp

Trendi që po rikthehet fuqishëm këtë vit janë sandalet minimaliste me takë, të ngjashme me shapkat klasike të plazhit, por në version më elegant. Janë ato që e transformojnë kombinimin nga i zakonshëm në perfekt për një darkë vere apo një dalje në mbrëmje.

12.webp

13.webp

Ajo që e bën këtë kombinim të funksionojë është balanca: bluza dhe xhinset e mbajnë pamjen të thjeshtë dhe pa sforcim, ndërsa sandalet me takë i shtojnë dozën e duhur të elegancës.

Me pak fjalë, nëse po kërkon formulën më të lehtë për t’u dukur sikur e ke kuptuar modën e vitit 2026, mjaftojnë tre gjëra: një bluzë me vija, një palë xhinse të çelëta dhe një palë sandale me takë. Kaq. Madje ka shumë mundësi që gjysmën e kombinimit ta kesh tashmë në dollap.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞