Showbiz

Olivia Wilde zbulon arsyen “e çmendur” pse u martua me një princ në moshën 19-vjeçare

4.webp
Foto: Tao Ruspoli dhe Olivia Wilde/ Getty Images

Olivia Wilde po rikthehet pas në kohë dhe po reflekton mbi martesën e saj me princin italian Tao Ruspoli, më shumë se një dekadë pas divorcit të tyre. Në një intervistë të re, aktorja tregoi se vendimi për t’u martuar në moshën 19-vjeçare ishte, në fakt, një formë rebelimi.

“Ndodhi në Burning Man. Vendimi për t’u martuar u mor atje dhe besoj se pati edhe një ceremoni në festival,” tha Wilde gjatë episodit më të fundit të podkastit “Call Her Daddy”.

Ajo shpjegoi se dokumentet zyrtare u plotësuan më pas në Los Anxhelos.

“Dokumentet i bëmë në Los Anxhelos me një person që mendoj se e gjetëm në internet. Ai erdhi, ne nënshkruam disa letra që ndoshta nuk kanë as vlefshmëri ligjore,” tregoi ajo me humor.

3.webp

Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe Wilde nisi të vinte në dyshim vendimin që kishte marrë.

“Fillimisht mendova: ‘Në rregull!’ Dhe menjëherë pas kësaj: ‘Çfarë bëra vallë?’ Sepse edhe atëherë kisha prirjen të merrja vendime spontane. Kjo është një nga bukuritë e rinisë, por shpesh më fuste në situata të vështira,” kujtoi ajo.

Aktorja tregoi se para se të njihte Ruspoli-n, nuk kishte menduar seriozisht për martesën. Tao është djali i princit të ndjerë Alessandro Ruspoli.

“Më dukej si gjëja më e çmendur që mund të bëja dhe njëkohësisht tepër romantike. Ishte aq e papritur dhe e çmendur sa mendova: ‘Po, le ta bëj këtë gjë krejtësisht të paparashikueshme’. Sigurisht që prindërit e mi reaguan me: ‘O Zot!’”, tha ajo.

2.webp

Wilde pranoi se një nga motivet kryesore ishte dëshira për t’u rebeluar.

“Meqë mund të bëja çfarë të doja, mënyra ime e rebelimit në atë periudhë ishte të bëja diçka shumë tradicionale,” tha ajo.

Megjithatë, sipas saj, martesa nuk ishte aspak tradicionale.

“Ishte shumë boheme dhe jam mirënjohëse për atë përvojë,” shtoi aktorja.

Olivia ishte vetëm 25 vjeçe kur ajo dhe Tao u divorcuan në vitin 2011. Fatmirësisht, ndarja e tyre ndodhi pa konflikte të mëdha.

“Nuk ishte një ndarje dramatike. Ishte thjesht momenti kur kuptuam se ishim rritur dhe ndodheshim në etapa krejt të ndryshme të jetës,” tha Wilde.

1.webp

Sot, marrëdhënia mes tyre është e mirë.

“Është qesharake tani, sepse jemi miq. Më duket sikur ka ndodhur njëqind mijë vjet më parë. Është e pabesueshme,” përfundoi ajo.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂