Showbiz

Anne Hathaway konfirmon shtatzëninë: Aktorja në pritje të fëmijës së tretë

7c8fc44e-f090-4210-8339-1471fe55a5dc.jpeg

Aktorja e njohur Anne Hathaway ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin Adam Shulman, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej javësh në media dhe rrjetet sociale.

Thashethemet për një shtatzëni të mundshme nisën pasi aktorja 43-vjeçare u fotografua gjatë pushimeve të saj verore në Saint-Tropez, ku u pa duke shijuar kohën me familjen dhe miqtë. Në disa prej fotografive, vërehej një bark më i rrumbullakosur, gjë që nxiti diskutime të shumta mes fansave dhe mediave rozë.

 

Megjithatë, Hathaway zgjodhi të mos komentonte publikisht deri në publikimin e një videoje në profilin e saj në Instagram. Në videon e ndarë me ndjekësit, aktorja shfaqet duke hyrë në xhirime me një veshje të bardhë, ndërsa mban duart përpara barkut. Pak sekonda më vonë, ajo i largon duart, duke zbuluar barkun e saj të rrumbullakosur dhe duke konfirmuar kështu lajmin e shumëpërfolur.

Ky do të jetë fëmija i tretë për Hathaway dhe Shulman, të cilët janë prindër të dy djemve, Jonathan dhe Jack. Çifti është ndër më të rezervuarit në Hollywood kur bëhet fjalë për jetën private dhe rrallë ndan detaje familjare me publikun.

 

Lajmi i bukur vjen në një periudhë shumë të ngarkuar profesionalisht për aktoren. Hathaway vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në industrinë e filmit dhe pritet të shfaqet së shpejti në disa projekte të rëndësishme, përfshirë The Odyssey, The End of Oak Street dhe Verity.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞