Showbiz

Një postim, ca mungesa dhe pikëpyetje: Ç'po ndodh me Arbanën pas Ferma VIP?

7.jpeg
Foto: Arbana Osmani/ Instagram

Menjëherë pas finales së "Ferma VIP 3", në rrjet nisën të qarkullojnë aludime se diçka mund të ketë ndryshuar në raportin e Arbana Osmanit me projektin ose me drejtimin e sezonit të ardhshëm.

Shkëndija e parë erdhi nga postimi që Arbana bëri pas finales. Në mesazhin e saj falënderues, ajo përmendi në mënyrë të veçantë producenten Holta Dulaku, duke shkruar se ishte mirënjohëse për mundësinë që iu dha për të drejtuar spektaklin.

Ajo që u vu re ishte fakti se Holta nuk e komentoi, nuk e pëlqeu publikisht postimin dhe as nuk bëri një falënderim publik për Arbanën, ndryshe nga sa ishim mësuar të shihnim gjatë muajve të "Ferma VIP", kur postimet e përbashkëta apo referencat mes tyre ishin të shpeshta.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Arbana dhe Eduarti nuk u panë në festën pas finales. Pak ditë më vonë, Arbana publikoi foto nga pushimet, duke dhënë përshtypjen se kishte zgjedhur të shkëputej menjëherë pas mbylljes së spektaklit.

Një tjetër detaj është emisioni Post Ferma VIP. Programi u prezantua nga Florian Agalliu, i cili ka qenë moderatori i "Ferma VIP Fan Club". Kjo është paksa e pazakontë nëse bëjmë krahasimin me eksperiencën e Arbanës në "Big Brother VIP Albania", ku ajo ka qenë fytyra kryesore e gjithë paketës së formateve që lidhen me spektaklin.

Po ashtu, në postimet “collaboration” që promovojnë Post Ferma VIP, nuk shfaqen Arbana dhe Eduarti dy emrat që konsideroheshin figurat kryesore të këtij edicioni. Sigurisht, kjo mund të lidhet thjesht me faktin se ata nuk janë të përfshirë në emisionin pas finales, por sërish është një detaj që nuk kalon pa u vënë re.

Ndërkohë, një tjetër kuriozitet gjendet në profilin e Arbanës në Instagram. Postimi i fiksuar në krye të faqes së saj vazhdon të jetë ai i finales së "Big Brother VIP Albania" në vitin 2023. Kanë kaluar tre vite dhe, të paktën deri tani, as "Mirëmbrëma Yje" dhe as "Ferma VIP" nuk e kanë zëvendësuar atë moment, gjë që duket si një tregues se ai mbetet ende një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së saj.

Edhe komentet në rrjet kanë ngritur dyshime. Disa njerëz janë të bindur se diçka ka ndodhur në prapaskenë, duke aluduar se Arbana nuk do të jetë më moderatore e "Ferma VIP".

6.jpeg

Sigurisht, ekziston edhe mundësia që pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, Arbana thjesht të ketë zgjedhur të pushojë dhe të shkëputet për pak kohë nga televizioni. Megjithatë, të gjitha këto rastësi të mbledhura bashkë kanë bërë që situata të lërë vend për interpretime.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂