Showbiz

Pse Brooklyn Beckham është i zemëruar me postimet e prindërve për Ditën e Babait

 

Brooklyn Beckham raportohet se është i zemëruar me prindërit e tij, David Beckham d88.jpghe Victoria Beckham, pas postimeve të tyre në Instagram për Ditën e Babait.

David dhe Victoria tentuan të bëjnë një gjest pajtimi drejt djalit të tyre të madh mes përçarjes familjare, duke publikuar të dielën foto të vjetra ku shfaqej Brooklyn dhe duke shkruar mesazhe të ngrohta për familjen.

4.webp

Victoria ndau një fotografi ku shfaqeshin të katër fëmijët e tyre – Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper – pranë babait të tyre. Ndërsa David publikoi një foto bardhezi të fëmijëve kur ishin të vegjël, përfshirë një ku Brooklyn mban në krah motrën e vogël Harper, si edhe disa foto individuale me secilin fëmijë.

3.webp

Megjithatë, sipas mediave britanike, Brooklyn është “absolutisht i zemëruar” nga ky gjest publik, pasi më herët u kishte kërkuar prindërve që të mos e etiketojnë dhe të mos e përfshijnë në postimet e tyre në rrjetet sociale.

“Është i zemëruar për këtë. Ai u ka kërkuar t’i lënë rehat, por ata vazhdojnë të postojnë për të,” tha një burim për mediat.

Sipas të njëjtit burim, kjo situatë vetëm sa e rikthen konfliktin në vëmendje dhe e bën më të vështirë distancimin e tij nga drama familjare.

Victoria në postimin e saj për Ditën e Babait e quajti David-in “babai

n më të mirë”, duke shtuar se arritja më e madhe e tij janë fëmijët e tyre.

David-i, nga ana tjetër, shkroi se të qenit baba është “puna më e rëndësishme” e jetës së tij dhe falenderoi Victoria-n për familjen e tyre.

Konflikti mes Brooklyn-it dhe familjes së tij është bërë publik prej muajsh. Në janar ai publikoi një deklaratë ku akuzoi prindërit se po përpiqeshin të dëmtonin marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Që prej asaj kohe, raportet mes tyre janë përkeqësuar. Javën e kaluar, Brooklyn pretendoi se fotografitë ku motra e tij, Harper Beckham, shihej duke u përpjekur ta takonte në shtëpinë e tij në Los Anxhelos ishin të inskenuara për publicitet.

Megjithatë, përfaqësues të Brooklyn dhe Nicola-s i kanë mohuar këto pretendime, ndërsa burime pranë familjes Beckham thonë se situata ka prekur të gjithë familjen dhe se Victoria është shumë e lënduar nga përçarja mes fëmijëve të saj.

Pavarësisht gjithçkaje, duket se për momentin marrëdhënia mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij mbetet e tensionuar.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂