Lifestyle

Dietologia tregon ushqimet që nuk do t’i hante gjatë vapës

Dietologia tregon ushqimet që nuk do t’i hante gjatë vapës
Foto: Shutterstock

Vapa sjell disa sfida: gjumi bëhet më i vështirë, dielli më i fortë dhe oreksi shpesh ndryshon. Ka njerëz që gjatë ditëve të nxehta heqin dorë nga gatimi dhe jetojnë me gjëra të vogla, por nëse doni ende të hani diçka të shëndetshme, zgjedhja e ushqimeve ka rëndësi.

Dietologia Lola Biggs ka treguar për Metro se çfarë rekomandon të hahet gjatë një vale të nxehti dhe cilat ushqime do t’i shmangte. Po, në listën e gjërave që nuk sugjeron është edhe një nga kënaqësitë më klasike të verës: akullorja.

Sipas saj, akullorja mund të duket freskuese në moment, por nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë kur bën shumë vapë.

“Mund të të duket sikur të freskon për momentin, por akullorja ka shumë yndyrë dhe sheqer, që do të thotë se trupi duhet të punojë më shumë për ta tretur. Kjo mund të të bëjë të kesh më shumë vapë më pas,” shpjegon ajo.

Në vend të saj, për ata që duan diçka të ëmbël dhe freskuese, Biggs sugjeron akullore ose ice lollies të përgatitura në shtëpi. Për shembull, mund të përzieni fruta të ngrira, si manaferra ose banane, me kos grek për një teksturë më kremoze. Një alternativë tjetër më e lehtë është uji i kokosit, që është më hidratues dhe ka më pak sheqer të shtuar.

Një tjetër kategori që dietologia do ta shmangte gjatë vapës janë ushqimet shumë të kripura, si patatinat apo frutat e thata të kripura. Mund të duken perfekte për t’u ngrënë para televizorit, sidomos kur ka ndeshje tani që është Kampionati Botëror i Futbollit apo mbrëmje me miq, por sipas saj nuk janë zgjedhja më e mirë kur temperaturat janë të larta.

“Në mot të nxehtë, këto ushqime mund të shtojnë etjen dhe të kontribuojnë në dehidratim. Përmbajtja e lartë e kripës mund të nxisë edhe mbajtjen e ujit në trup, duke ju bërë të ndiheni të fryrë,” thotë ajo.

Për të marrë të njëjtën ndjesi krokante, ajo sugjeron qiqra të pjekura me paprika: janë të thjeshta për t’u përgatitur, kanë proteina si arrat dhe përmbajnë fibra, që ndihmojnë për t’u ndier më të ngopur për më gjatë.

Edhe buka e bardhë është një tjetër ushqim që Biggs këshillon të shmanget gjatë ditëve shumë të nxehta. Sipas saj, buka e bardhë ka pak ujë dhe fibra dhe mund të jetë e rëndë për stomakun, duke ju bërë më të plogësht në vapë. Në vend të saj, ajo sugjeron alternativa më të lehta, si “ëraps” me gjethe sallate.

Sallata jeshile, për shembull, përmban rreth 95% ujë, ndaj është një zgjedhje më freskuese. Mund ta mbushni me kastravec, domate, djathë feta, mente dhe pak limon për më shumë freski.

Po për darkë, çfarë mund të hani kur bën vapë?

Dietologia sugjeron vakte të thjeshta dhe pa shumë mundim. Një ide janë “poke bowls”, sepse përgatiten shpejt dhe mund të jenë të pasura me proteina. Ajo sugjeron të përdorni oriz të thjeshtë ose gjethe sallate, dhe më pas të shtoni ton ose salmon, avokado, karotë të grirë, qiqra, vezë të zier dhe pak vaj susami. Sipas saj, është një vakt ushqyes, hidratues dhe gati për pak minuta.

Një tjetër ide janë tacos të lehta me kunguj të prerë hollë, fasule të zeza, domate, qepë të marinuara, avokado, sallatë, paprika të tymosur dhe pak lime.

Por pjata më hidratuese, sipas saj, është gazpacho e ftohtë. Për ta përgatitur, ju duhen domate të pjekura, kastravec dhe speca të kuq, të cilat mund t’i kaloni në blender me pak kripë dhe piper të zi. Shërbejeni të ftohtë, me pak bukë integrale ose me fara, për një darkë të lehtë, por të plotë, të pasur me vitamina, antioksidantë dhe ujë.

Gazpacho-gks-1.jpg

Me pak fjalë, kur bën shumë vapë, ideja nuk është të mos hani fare, por të zgjidhni ushqime që nuk e lodhin trupin më shumë. Sa më të lehta, sa më hidratuese dhe sa më pak të përpunuara, aq më mirë.

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!