Showbiz

Argjira reagon pas deklaratave të Einxhel dhe lë derën hapur për pajtim

EINXHEL-ARGJIRA.png

Miqësia mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit ka qenë për vite me radhë një nga grupet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Por pasi Einxhel zbuloi publikisht se raportet mes tyre ishin ftohur, tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Argjira.

E pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa, në një prononcim për platformën "Artistët Shqiptarë", ku ishte e pranishme së bashku me Gracianon, moderatorja foli për krisjen e raportit me Einxhel Shkirën.

Sipas Argjirës, nuk ka pasur një ngjarje konkrete që ka sjellë fundin e miqësisë.

“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë”, u shpreh ajo.

-640-0-694bb7dba6bc1.png

Edhe Graciano u përpoq të minimizonte situatën, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një keqkuptim mes vajzash dhe jo për një konflikt serioz.

“Jo, unë e dua shumë!

Janë ca muhabete gocash që s’kanë lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, tha ai.

Deklaratat vijnë disa javë pasi vetë Einxhel foli për këtë temë në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. Ajo pranoi se raportet me disa prej miqve të saj të afërt nuk janë më si më parë dhe la të kuptohej se zhgënjimi nisi në një periudhë të vështirë personale.

“Disa gjëra janë shumë të bukura për aq sa zgjasin. Nuk është se miqësitë mbarojnë, thjesht ndonjëherë ndodh që njerëzit nuk janë gjithmonë aty për mua kur kam nevojë”, ishte shprehur Einxhel.

Moderatorja kujtoi edhe periudhën kur theu këmbën dhe lajmet qarkulluan si një aksident i rëndë, duke lënë të kuptohet se mungesa e mbështetjes nga disa njerëz të afërt e kishte lënduar.

-1200-630-1776087062xeinxhel-shkira-graciano-tagani-fjoralba-ponari-argjira-spanca-1-196.jpg

Megjithatë, nga sa duket, të paktën nga ana e Argjirës dhe Gracianos, dera mbetet e hapur për një pajtim. Të dy këmbëngulin se nuk ka pasur konflikt të mirëfilltë dhe se me kalimin e kohës situata mund të qartësohet.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂