Showbiz

Bella Hadid rrëfen përkeqësimin e shëndetit nga sëmundja Lyme: "Trupi im nuk po më bindet më"

Bella Hadid rrëfen përkeqësimin e shëndetit nga
Foto: Bella Hadid/ Lyvans Boolaky//Getty Images

Bella Hadid ka folur hapur për ndikimin emocional dhe fizik që sëmundja e saj kronike, Lyme, vazhdon të ketë në jetën e përditshme.

Të enjten, më 25 qershor, modelja 29-vjeçare publikoi një seri postimesh në Instagram Stories, ku rrëfeu se po kalon një tjetër përkeqësim të gjendjes së saj shëndetësore. Ajo e nisi me një mesazh të gjatë, ku shpjegoi se sa e vështirë është të përshkruajë dhimbjen, rraskapitjen, ankthin, mjegullimin e mendjes, infeksionet dhe traumat që përjeton, të cilat, sipas saj, shpesh çojnë në izolim të thellë dhe depresion, sidomos kur zgjasin për një kohë të gjatë.

"Sidomos kur provon gjithçka që mundesh," shkroi ajo. Bella tregoi se ka lexuar libra dhe histori të ndryshme për të kuptuar më mirë simptomat dhe mënyrat e trajtimit, por pavarësisht përpjekjeve, vazhdon të përballet me rikthime të sëmundjes.

"Kërkon përgjigje që askush nuk t'i jep dot. Lufton. Më në fund ke disa ditë të mira. Mendon se ke gjetur trajtimin, rutinën dhe mënyrën e duhur... dhe më pas gjithçka rikthehet. Papritur asgjë nuk duket më e sigurt."

Ajo shpjegoi se për shkak të këtyre periudhave detyrohet të anulojë plane dhe nuk mund të marrë vendime, sepse nuk e di kurrë si do të zgjohet ditën tjetër.

"Zgjohesh me ankthin që tashmë jeton në trupin tënd. Ndjen dhimbje fizike para se këmbët të prekin dyshemenë... dhe megjithatë duhet të gjesh forcën për ta kaluar edhe një ditë tjetër me një trup dhe një mendje krejtësisht të rraskapitur."

Modelja tha se me kalimin e viteve ka mësuar t'i fshehë këto ndjenja.

"Ndonjëherë më duket se nëse nuk e ke jetuar vetë diçka të tillë, ose nuk ke dashur dikë që e ka kaluar, është e pamundur ta kuptosh plotësisht."

Bella u dërgoi një mesazh edhe ndjekësve që po përballen me vështirësi të ngjashme.

"Ka dritë, edhe nëse sot nuk arrini ta shihni... Ka shpresë."

Më pas ndau edhe fjalët që i përsërit vetes kur ndihet në pikën më të ulët.

"Duhet t'ia kujtoj vetes se shërimi nuk është një rrugë e drejtë. Besoj se Zoti na jep vetëm barrët që mund t'i mbajmë, edhe kur në atë moment nuk e kuptojmë pse. Besoj se çdo gjë në jetë ka një qëllim më të thellë."

Hadid pranoi se, sado e vështirë të jetë, beson se çdo periudhë e vështirë lë pas një mësim, më shumë dhembshuri ose një forcë që nuk e dinim se e kishim.

"Ajo na çon te vendet, njerëzit dhe përvojat që kemi sot. Kam shumë mirënjohje për jetën, edhe pse jetoj në një trup që ka më shumë ditë të këqija sesa të mira. Është e vështirë të gjesh gëzim, qëllim apo arsye edhe për të dalë nga shtëpia... por do të vazhdojmë të përpiqemi. Gjithmonë."

Në fund të mesazhit të saj, Bella iu drejtua të gjithë atyre që po kalojnë momente të vështira.

"Ju jeni të dashur. Jeni të rëndësishëm. Jeta juaj ka një qëllim. Dhe do ta kaloni çdo stinë të vështirë që jeta ju sjell. Ju dua dhe ju përqafoj fort."

Në një postim tjetër, ajo tregoi se përpiqet të gjejë lumturi edhe te gjërat e vogla, duke publikuar një foto me një mantel me motive nga "Star Wars" dhe duke shkruar se ia bënte ditën pak më të mirë.

Më pas publikoi një foto ku shfaqej duke qarë dhe pranoi se këtë herë nuk po arrin ta kalojë përkeqësimin e sëmundjes.

"Nuk po arrij ta largoj këtë gjendje. Fjeta 11 orë dhe vazhdoj të fle gjatë ditës."

Ajo tregoi se ka ndjekur çdo trajtim të rekomanduar nga mjekët që ka konsultuar, por pa rezultat.

"Kam provuar çdo protokoll nga çdo mjek që kam takuar. Prapë nuk po më ndihmon asgjë. Tashmë e kam diagnostikuar veten edhe me 12 sëmundje të tjera, kështu që qenka në rregull."

Bella zbuloi gjithashtu se i merrej fryma vetëm duke ecur deri në kuzhinë.

"Nuk besoj se ka mbetur ndonjë qelizë e trurit që po funksionon, dhe dy të fundit që kanë mbetur duket sikur po zihen me njëra-tjetrën. Sot arrita të bëja dush pa më rënë të fikët... dhe, nëse e dini si është kjo gjendje, e dini se për mua ky ishte një sukses i madh."

Në fund, ajo ndau dy video të një krijuesi përmbajtjesh që flet me humor për vështirësitë e jetës me një sëmundje kronike, duke treguar lodhjen e vazhdueshme dhe përpjekjet e përditshme për të menaxhuar simptomat.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂