Fashion & Beauty

I pamë te Gigi: Pantallonat e verës që po i nxjerrin xhinset jashtë loje

I pamë te Gigi: Pantallonat e verës që po i nxjerrin xhinset
Foto: Gigi Hadid/ The Image Direct

Nëse xhinset të duken shumë të rënda për vapën e verës, Gigi Hadid ka zgjedhur alternativën ideale.

 Modelja u fotografua këtë javë në Nju Jork me një veshje të thjeshtë njëngjyrëshe, ku në qendër të vëmendjes ishin pantallonat prej pambuku në stil klasik, të lehta dhe shumë komode.

Modeli që ajo zgjodhi kishte pala përpara, lidhëse në bel dhe gjatësi deri te kyçi i këmbës. Ajo i kombinoi me shapka, një bluzë të bardhë pa mëngë dhe një triko të hollë në të njëjtën nuancë bezhë, duke krijuar një pamje elegante pa u përpjekur aspak.

Pantallonat prej pambuku po rikthehen fuqishëm këtë verë si alternativa më praktike ndaj xhinseve. Janë të freskëta, të rehatshme dhe kombinohen lehtësisht si me këpucë sportive, ashtu edhe me shapka apo sandale.

Nëse po kërkon një palë pantallona që do t'i veshësh gjatë gjithë sezonit, zgjidh një model të lirshëm me pala dhe lidhëse në bel, ashtu si Gigi Hadid.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞