Lifestyle

Personi më i pëlqyeshëm në një dhomë gjithmonë bën këto 4 gjëra specifike

Të gjithëve na pëlqen të na duan të tjerët, por disa njerëz duket sikur e kanë këtë aftësi më shumë se të tjerët. Mund të jetë frustruese kur shikon dikë që sapo ka hyrë në një ambient dhe tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve, por kjo nuk do të thotë që ti nuk mund të ndryshosh mënyrën tënde të sjelljes.

Personi më i pëlqyeshëm në çdo dhomë bie në sy për një arsye. Dhe nuk është vetëm personaliteti, por disa zakone që e bëjnë më të këndshëm në shoqëri.

 Personi më i pëlqyeshëm në dhomë pothuajse gjithmonë bën këto 4 gjëra:

1. Dëgjon më shumë sesa flet

Njerëzit duan të ndihen të parë dhe të dëgjuar. Kur dikush të dëgjon me vëmendje, të jep ndjesinë që je kuptuar vërtet.

Njerëzit më të pëlqyeshëm i bëjnë të tjerët të ndihen të rëndësishëm, jo thjesht pjesë e një grupi. Ata dëgjojnë pa ndërprerë, dhe kjo i bën shumë tërheqës në sy të të tjerëve.

Nëse flet gjatë gjithë kohës, të tjerët ndihen sikur nuk po i dëgjon dhe kjo krijon përshtypje egoiste.

 2. Janë autentikë

Nëse dikush të duket i rremë, është e vështirë t’i besosh. Njerëzit e pëlqyeshëm nuk shtiren.

Ata nuk kanë frikë të tregojnë anët e tyre të pasigurta apo dobësitë, dhe kjo i bën më njerëzorë dhe më të afërt.

Autenticiteti krijon besim dhe i bën të tjerët të ndihen rehat pranë tyre.

 3. "Tallen" me veten

Njerëzit që nuk e marrin veten shumë seriozisht janë më të lehtë për t’u afruar.

Kur dikush di të qeshë me gabimet e veta, të tjerët ndihen më të lirë dhe më rehat në praninë e tij.

Kjo i bën edhe më tërheqës dhe më të pëlqyeshëm.

 4. Japin komplimente të sinqerta

Të gjithë kanë pasiguri, edhe nëse nuk i tregojnë.

Njerëzit më të pëlqyeshëm dinë si t’i bëjnë të tjerët të ndihen mirë përmes komplimenteve të sinqerta dhe specifike.

Një fjalë e mirë, kur është e vërtetë, mund ta ndryshojë komplet mënyrën si ndihet dikush për veten.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞