News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Summer vacation collage Facebook Post (18).png
Foto nga bota/ Euronews

SHBA godet sërish Iranin, përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik

Screenshot 2026-06-28 114655.png
Shtetet e Bashkuara ndërmorën të shtunën një valë të re sulmesh ndaj Iranit, pasi Teherani goditi një tjetër anije pranë Ngushticës së Hormuzit. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), objektivat ishin infrastruktura ushtarake e mbikëqyrjes, sistemet e komunikimit, bazat e mbrojtjes ajrore, depot e dronëve dhe kapacitetet për vendosjen e minave detare. Sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj një droni iranian që goditi cisternën panameze të naftës M/T Kiku. SHBA publikoi edhe pamje të operacionit ushtarak.

Një ditë më parë, Uashingtoni kishte goditur objektiva iraniane pas një sulmi tjetër me dron ndaj anijes M/V Ever Lovely. Sipas CENTCOM, Iranit iu dha mundësia të respektonte marrëveshjen e armëpushimit, por zgjodhi të vazhdonte sulmet. Nga ana tjetër, Teherani akuzoi SHBA-në për shkeljen e memorandumit të mirëkuptimit mes palëve. Më pas, Irani kreu sulme me raketa dhe dronë ndaj objekteve amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Vala ekstreme e të nxehtit në Francë shkakton rreth 1,000 vdekje 

Screenshot 2026-06-28 114716.png
Franca po përballet me pasojat e një prej valëve më të forta të të nxehtit të viteve të fundit. Autoritetet shëndetësore njoftuan se që nga 24 qershori janë regjistruar rreth 1,000 vdekje më shumë se zakonisht. Zonat më të prekura janë rajonet që ndodheshin nën alarmin e kuq për temperaturat ekstreme. Rreth 85% e viktimave ishin persona mbi moshën 65-vjeçare.

Temperaturat në disa pjesë të vendit kaluan 40 gradë Celsius, duke rënduar situatën në spitale dhe shërbimet e emergjencës. Mbi 30 departamente ishin për ditë me radhë nën nivelin maksimal të alarmit. Franca regjistroi të mërkurën ditën më të nxehtë në historinë e saj, me një temperaturë mesatare ditore prej 30 gradësh. Në Paris u vendosën edhe masa të jashtëzakonshme për shkak të vapës, përfshirë kufizime në hapësirat publike.

Mbi 68 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Screenshot 2026-06-28 114732.png

Mbi 68 mijë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën këtë javë. Lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkaktuan dëme të mëdha, ndërsa bilanci paraprak flet për 1,430 viktima dhe mbi 3,200 të plagosur. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën pa ndërprerje në zonat më të prekura. Autoritetet po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, deklaroi se 24 shtete kanë dërguar ndihma ndërkombëtare. Deri tani kanë mbërritur 521 tonë furnizime, 86 ekipe me qen kërkimi dhe mbi 2,700 specialistë të shpëtimit. Paralelisht me ekipet profesionale, shumë banorë po kërkojnë vetë të afërmit e tyre mes rrënojave. Operacionet e shpëtimit pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Screenshot 2026-06-28 114746.png

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se do të japë dorëheqjen brenda pak javësh dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare. Duke folur para mbështetësve të tij në Beograd, ai deklaroi se mandati i tij si president po shkon drejt fundit, pavarësisht se zyrtarisht përfundon në mesin e vitit 2027. Lajmi vjen pas muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij politike. Vuçiç la të kuptohet se mund të rikthehet në postin e kryeministrit.

Vendimi vjen në një moment të tensionuar politik për Serbinë. Prej më shumë se një viti e gjysmë vendi është përfshirë nga protesta të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit. Demonstratat nisën pas shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Protestuesit kanë kërkuar vazhdimisht zgjedhje të parakohshme dhe përgjegjësi politike për tragjedinë.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞