Fashion & Beauty

Nuk është rozë e zakonshme: ja manikyri që po bëhet viral këtë verë

Nuk është rozë e zakonshme: ja manikyri që po bëhet
Foto: @overglowedit / @townhouse

Nëse vera ka një ngjyrë, ajo është rozë e butë, si një gotë rosé në dorë, si një pasdite e gjatë buzë detit, si gjithçka që duket pak më elegante se zakonisht. Dhe pikërisht nga kjo estetikë ka lindur edhe trendi më i ri i thonjve që po pushton rrjetin: “milky rosé nails”.

Është ai manikyr që duket i thjeshtë në pamje të parë, por ka një efekt të menjëhershëm “të kuruar”: një rozë e tejdukshme, me finish qumështor dhe shkëlqim të butë, që i jep duarve atë ndjesinë e luksit pa mundim.

Në thelb, është një evolucion më i sofistikuar i trendeve “clean girl” dhe “soap nails”, duke kombinuar transparencën e lehtë me një nuancë rozë që duket natyrale, por shumë e rafinuar njëkohësisht.

Si arrihet look-u “milky rosé”

Nëse shkon në sallon, kërko një xhel të tejdukshëm rozë ose BIAB (builder in a bottle). Ideja është që thoi natyral të duket lehtë poshtë ngjyrës, për atë efekt të butë dhe elegant.

Në shtëpi, mund ta realizosh edhe më thjesht: një manikyr me një ose dy shtresa xheli rozë të lehtë, i kombinuar me një shtresë me shkëlqim maksimal për efektin “e lagur”.

Për një zgjidhje më të shpejtë, ka edhe thonj që i ngjit sipër në të njëjtën estetikë, për një transformim në pak minuta.

Ky është nga ato trende që nuk kërkon shumë për t’u vënë re, thjesht e bën gjithçka të duket më e pastër, më e butë dhe pak më luksoze, pa u munduar fare.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞