Showbiz

Muaji i mjaltit vazhdon! Dua Lipa mahnit me (dhe pa) bikini shumëngjyrësh nga Italia

IMG_5397-b5d81836325d46898b048b0be4953527.webp

Muaji i mjaltit i Dua Lipa-s dhe bashkëshortit të saj Callum Turner në Itali po vazhdon të tërheqë vëmendjen, ndërsa këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një seri tjetër fotosh nga pushimet romantike. Pas dasmës luksoze treditore në Sicili, çifti po shijon ditët e para si të martuar në destinacionet më piktoreske italiane.

IMG_5395-b213ec55e8e34fe294860df36db1a71d.webp

Në fotot e publikuara në Instagram, Dua shfaqet duke luajtur letra e veshur me një bikini shumëngjyrësh, me detaje dantelle në ngjyrë rozë dhe të verdhë, një zgjedhje verore që nuk kaloi pa u vënë re. Këngëtarja kishte zgjedhur një pamje natyrale, pa grim, me flokët e kapur bisht dhe vathë të mëdhenj floriri, ndërsa në dorë binte në sy unaza e fejesës e kombinuar me unazën e martesës.

Albumi i fotografive përfshin edhe momente të tjera nga muaji i mjaltit. Në një prej tyre, Dua relaksohet në një vaskë me shkumë, ndërsa në një tjetër pozon në bregdet me një bikini të zi, pantallona të shkurtra xhins dhe një kapele sportive, duke shijuar atmosferën verore në bregdetin e Toskanës.

Mes peizazheve mahnitëse, ushqimit italian dhe momenteve romantike me Callum Turner, këngëtarja ka treguar edhe një herë se po shijon në maksimum këtë kapitull të ri të jetës së saj. Fotot e fundit kanë marrë miliona pëlqime në vetëm pak orë, duke u kthyer menjëherë në një nga postimet më të komentuara të saj.

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞