Showbiz

Drama pas kamerave merr fund: Tom Hardy konfirmon rikthimin në serialin hit

IMG_3618.webp

Tom Hardy do të vazhdojë të jetë pjesë e serialit të suksesshëm “MobLand”, duke u rikthyer për sezonin e tretë të pritshëm në Paramount+, përkrah Helen Mirren dhe Pierce Brosnan.

Sipas Deadline, aktori ishte pranë largimit nga seriali pas përplasjeve me skenaristin, producentin ekzekutiv dhe showrunner-in Jez Butterworth gjatë xhirimeve të sezonit të dytë. Raportohet se marrëdhënia mes tyre ishte përkeqësuar aq shumë, sa dukej se bashkëpunimi nuk mund të vazhdonte.

Megjithatë, javët e fundit janë bërë përpjekje për të zgjidhur konfliktin. Një takim i zhvilluar në Londër mes Tom Hardy-t, Jez Butterworth dhe producentit ekzekutiv David Glasser ka rezultuar pozitiv, ndërsa në procesin e pajtimit ka ndihmuar edhe producenti ekzekutiv Guy Ritchie. Burimet thonë se palët kanë arritur një mirëkuptim për të vazhduar bashkëpunimin.

Si rezultat, sezoni i tretë po shkruhet duke u fokusuar sërish te tre personazhet kryesorë: Harry (Tom Hardy), Maeve (Helen Mirren) dhe Conrad (Pierce Brosnan), dinamika e të cilëve është konsideruar si një nga arsyet kryesore të suksesit të serialit.

Edhe pse Paramount+ nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht sezonin e tretë, rinovimi pritet të jetë vetëm çështje kohe. “MobLand” u bë një nga debutimet më të suksesshme të platformës, duke u renditur si seriali i dytë origjinal me nisjen më të madhe pas “Landman”.

Sipas raportimeve, Hardy kishte nënshkruar që në fillim një kontratë trevjeçare me produksionin, gjë që e bën rikthimin e tij edhe më të natyrshëm. Muajin e kaluar u raportua se tensionet në prapaskenë lidhej edhe me vonesa të vazhdueshme të aktorit gjatë xhirimeve.

MobLand”, krijuar nga Ronan Bennett dhe prodhuar nga 101 Studios dhe Paramount TV Studios, ndjek përplasjen mes dy familjeve mafioze, një luftë që rrezikon të rrëzojë perandori kriminale dhe të shkatërrojë jetë. Në kast bëjnë pjesë edhe Paddy Considine, Joanne Froggatt, Lara Pulver, Anson Boon, Mandeep Dhillon, Jasmine Jobson, Geoff Bell, Daniel Betts, Lisa Dwan dhe Emily Barber.

REELS

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂