Showbiz

Mozzik dhe Lotina Haziri do të bëhen prindër: Çifti zbulon se janë në pritje të një djali

6a47ca11618cflotina mozzik.jpg

Familja e Mozzik-ut po zmadhohet! Reperi dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë.

Çifti e bëri publik lajmin përmes disa fotove të ëmbla në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon pranë Mozzik-ut.

Në postimin e saj, Lotina zbuloi se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për plot gjashtë muaj, edhe pse ka qenë çdo ditë në ekran.

"E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërsa kam qenë në transmetim të drejtpërdrejtë çdo ditë. Cila është superfuqia jote?", shkroi ajo.

Edhe Mozzik nuk i fshehu emocionet. 

"O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes. Mezi pres të të takoj, djali im," shkroi ai.

Ky do të jetë fëmija i parë për Lotina Hazirin, ndërsa për Mozzik është eksperienca e dytë si baba. Artisti ka edhe një vajzë, Hanën, nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

E po, urime!

REELS

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞