Lifestyle

3 gjëra jo të dukshme për të cilat njerëzit të gjykojnë pak minuta pasi të takojnë

3 gjëra jo të dukshme për të cilat njerëzit të
Foto: vvj3ni/ Pinterest

Mund të mendosh se njerëzit të gjykojnë vetëm nga mënyra si flet, si vishesh apo si sillesh, por sipas një antropologeje biologjike, ka disa detaje më të fshehura që ndikojnë në përshtypjen e parë, madje brenda pak minutash.

Takimet dhe njohjet e reja nuk janë gjithmonë të lehta. Edhe pse sot kemi më shumë mundësi për të njohur njerëz përmes aplikacioneve dhe rrjeteve sociale, gjetja e dikujt me të cilin krijohet një lidhje e vërtetë vazhdon të jetë një sfidë.

Antropologia biologjike Helen Fisher, e cila ka studiuar për vite mënyrën se si njerëzit lidhen emocionalisht, thotë se mënyra si krijojmë marrëdhënie ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në kohët moderne.

Sipas saj, sot njerëzit nuk martohen më thjesht për arsye familjare apo sociale, por për të gjetur dikë që i përshtatet dëshirave dhe ndjenjave të tyre, shpesh duke nisur gjithçka nga një ekran telefoni.

Por pikërisht ky ndryshim e ka bërë edhe më të rëndësishme përshtypjen e parë. Shpesh njerëzit krijojnë një ide për ty pa e kuptuar as vetë, duke u bazuar në disa detaje që duken të vogla.

1. Dhëmbët

Buzëqeshja është një nga gjërat e para që njerëzit vënë re.

Sipas Helen Fisher, dhëmbët mund të tregojnë shumë për moshën, shëndetin dhe stilin e jetës së një personi. Ata mund të japin sinjale për kujdesin personal, zakone si pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i kafesë, madje edhe për mënyrën se sa shpesh dikush kujdeset për shëndetin e tij oral.

Në momentin që buzëqesh, personi përballë teje krijon një përshtypje për pamjen tënde. Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit me dhëmbë më të bardhë shpesh perceptohen si më të besueshëm, më të suksesshëm profesionalisht dhe financiarisht, si edhe më tërheqës.

Ndërkohë, dhëmbët e zverdhur ose hapësirat jo të zakonshme mes tyre mund të ndikojnë negativisht në mënyrën si perceptohet dikush.

2. Gramatika

Fjalët që përdor dhe mënyra si komunikon tregojnë më shumë për ty nga sa mendon.

Sipas Fisher, gramatika dhe mënyra e të shprehurit lidhen shpesh me formimin, edukimin dhe sfondin social të një personi.

Gabimet e shumta drejtshkrimore, sidomos në një profil njohjesh apo në bisedat e para, mund të ndikojnë në mënyrën si të percepton dikush. Për shumë njerëz, një mesazh i shkruar pa kujdes mund të jetë një sinjal që personi tjetër nuk i kushton shumë rëndësi detajeve.

Disa studime kanë treguar se një pjesë e madhe e njerëzve preferojnë një komunikim të rregullt dhe të qartë edhe më shumë sesa një person që thjesht shfaq vetëbesim.

Prandaj, një mënyrë e thjeshtë për të lënë një përshtypje më të mirë është të kujdesesh pak më shumë për mënyrën si shkruan dhe shprehesh.

3. Vetëbesimi

Vetëbesimi është një nga sinjalet më të forta që njerëzit kapin gjatë një takimi të parë.

Sipas Helen Fisher, mënyra si ndihemi me veten ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet që krijojmë me të tjerët. Kur nuk ndihemi mirë me veten, e kemi më të vështirë të sjellim energji pozitive dhe të krijojmë afërsi emocionale.

Mungesa e vetëbesimit shpesh shfaqet edhe përmes gjesteve të vogla: shmangia e kontaktit me sy, prekja e vazhdueshme e duarve, kafshimi i thonjve apo sjellje të tjera nervoze.

Truri i njeriut është i ndërtuar për të analizuar shpejt dikë që sapo takon. Në pak çaste përpiqemi të kuptojmë nëse personi përballë është i sigurt, i sinqertë dhe i qetë.

Prandaj, puna me vetëbesimin nuk ndryshon vetëm mënyrën si të shohin të tjerët, por edhe mënyrën si e sheh veten.

Edhe ndryshimet e vogla në mënyrën si kujdesesh për veten, si komunikon dhe si qëndron përballë të tjerëve mund të ndryshojnë shumë përshtypjen që lë.

REELS

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë