News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto/ 1.Martin Grimes/Getty Images; 2. Guardian; 3.Bloomberg/Getty Images; 4. The Associated Press

BE-ja diskuton ndalimin e tregtisë me vendbanimet izraelite, por vendimi mund të vonohet

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë të hënën në Bruksel mundësinë e ndalimit të tregtisë me vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze, por nuk pritet të marrin një vendim të menjëhershëm. Komisioni Europian ka paraqitur tri alternativa: ndalim të pjesshëm ose të plotë të importeve, tarifa të larta ose një sistem licencimi për importet.

Të paktën 10 vende anëtare, përfshirë Belgjikën, Holandën dhe Spanjën, kërkojnë ndërprerjen e tregtisë. Më shumë se 100 juristë kanë argumentuar se vetëm një ndalim i plotë do ta përmbushte detyrimin ligjor të BE-së, ndërsa hetime të fundit kanë ngritur shqetësime për etiketime të rreme të produkteve. Për shkak të ndarjeve mes shteteve anëtare dhe paqartësisë nëse vendimi kërkon shumicë apo unanimitet, një masë konkrete mund të shtyhet deri pas tetorit.

Super El Niño mund të shkaktojë rritje të fortë të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Ekonomistët paralajmërojnë se cikli El Niño në vitet 2026–2027 mund të jetë jashtëzakonisht i fortë dhe të shkaktojë një goditje të rëndë në prodhimin dhe çmimet globale të ushqimeve. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së vlerëson se ekziston 63% mundësi që temperaturat e sipërfaqes së detit në Paqësor të kalojnë me më shumë se 2°C normalen gjatë këtij viti, duke rritur rrezikun për thatësira, përmbytje dhe mot ekstrem.

Goldman Sachs parashikon se çmimet e produkteve ushqimore mund të rriten me 15.8% në nivel global, ndërsa ndikimi i plotë mund të ndihet deri në gjysmën e dytë të vitit 2028. Fenomeni pritet të prekë veçanërisht prodhimin e grurit, orizit, kallamit të sheqerit, vajit të palmës, kafesë dhe kakaos, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta konsiderohen më të rrezikuarat. Pasojat mund të përkeqësohen edhe nga lufta në Iran, e cila ka rritur kostot e energjisë, plehrave kimike dhe transportit, duke shtuar presionin mbi inflacionin dhe zinxhirët globalë të furnizimit.

Arrestohet një 28-vjeçar për vrasjen e ish-deputetes britanike Ann Widdecombe

Policia britanike ka arrestuar një 28-vjeçar në South Yorkshire, si i dyshuar për vrasjen e ish-deputetes Ann Widdecombe. Politikania 78-vjeçare u gjet e pajetë të enjten në shtëpinë e saj në Haytor, Devon, ndërsa hetuesit besojnë se sulmi mund të ketë ndodhur rreth mesditës së së mërkurës. 

Një 26-vjeçar i arrestuar më herët është liruar pa akuza dhe nuk konsiderohet më pjesë e hetimit. Policia ka deklaruar se ngjarja nuk po trajtohet si akt terrorist apo krim i motivuar politikisht dhe se nuk ka rrezik më të gjerë për publikun. Hetimet vijojnë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të Widdecombe dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të vdekjes së saj.

Anglia dhe Argjentina sigurojnë gjysmëfinalen e Botërorit 2026

Anglia u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Norvegjinë 2-1 pas kohës shtesë në Miami. Jude Bellingham shënoi të dy golat e Anglisë, përfshirë golin vendimtar në minutën e 93-të, ndërsa Norvegjia kishte kaluar e para në avantazh me Andreas Schjelderup.

Në ndeshjen tjetër çerekfinale, Argjentina fitoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë, me gola nga Alexis Mac Allister, Julián Álvarez dhe Lautaro Martínez. Zvicra e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas përjashtimit të Breel Embolo me karton të dytë të verdhë. Anglia dhe Argjentina do të përballen të mërkurën në Atlanta për një vend në finale, ku fituesja do të ndeshet me Spanjën ose Francën.

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

Ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, njoftoi të dielën Zyra Administrative e Emirit. Ai ishte babai i sundimtarit aktual të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe drejtoi vendin nga viti 1995 deri në vitin 2013. Gjatë sundimit të tij, Katari përjetoi ndryshime të mëdha ekonomike, shoqërore dhe kulturore, duke forcuar rolin e tij ndërkombëtar në diplomaci dhe investime. 

I lindur në Doha në vitin 1952, Sheikh Hamad studioi në Kolegjin Mbretëror Ushtarak Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas shërbeu në Forcat e Armatosura të Katarit. Ai mbajti edhe postin e ministrit të Mbrojtjes, përpara se të shpallej trashëgimtar i fronit në fund të viteve 1970.

 

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩