Health

Kjo simptomë “e sikletshme” nuk duhet injoruar, sipas mjekëve

Kjo simptomë “e sikletshme” nuk duhet injoruar, sipas
Foto: Antonio Hugo Photo via Getty Images

Disa simptoma shëndetësore janë më të lehta për t’u përmendur se të tjerat. Dhimbja e barkut, lodhja, ndryshimet në jashtëqitje apo humbja e peshës zakonisht diskutohen më me pak siklet. Por ka edhe simptoma që njerëzit i shmangin nga sikleti, edhe pse mund të jenë të rëndësishme për t’u kontrolluar.

Një prej tyre është mosmbajtja e jashtëqitjes, ose rrjedhja e pavullnetshme e saj.

Sipas mjekëve të cituar nga HuffPost, kjo nuk është një shenjë shumë e zakonshme e kancerit kolorektal, por mund të ndodhë, sidomos kur sëmundja prek rektumin. Në disa raste, mund të lidhet me një fazë më të avancuar të sëmundjes, prandaj nuk duhet injoruar.

Mjekët shpjegojnë se kanceri rektal mund të ndikojë te aftësia e rektumit për të ndier dhe mbajtur jashtëqitjen, mund të dëmtojë sinjalet nervore që ndihmojnë kontrollin e muskujve analë, ose mund të shkaktojë diarre dhe sekrecione që bëhen më të vështira për t’u kontrolluar. 

Megjithatë, kjo simptomë nuk do të thotë automatikisht kancer. Shumë më shpesh, mosmbajtja e jashtëqitjes lidhet me arsye të tjera, si mosha, problemet me muskujt e zonës pelvike, diarrea kronike, lindjet, hemorroidet, prolapsi rektal, sëmundjet inflamatore të zorrëve apo probleme neurologjike.

Por pikërisht sepse mund të ketë shumë shkaqe, është e rëndësishme të mos trajtohet si diçka “e turpshme” që duhet fshehur.

Simptoma të tjera që mund të lidhen me kancerin kolorektal përfshijnë gjakderdhje nga rektumi, gjak në jashtëqitje, ndryshime të vazhdueshme në zakonet e zorrëve, kapsllëk, diarre, dhimbje barku, lodhje të pazakontë, rënie të pashpjegueshme në peshë, anemi nga mungesa e hekurit, ndjesinë sikur zorra nuk është zbrazur plotësisht, ose jashtëqitje më të hollë se zakonisht.

Mjekët theksojnë se kanceri kolorektal mund të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë pa simptoma të dukshme. Kjo është arsyeja pse kontrollet janë kaq të rëndësishme, sidomos për personat me histori familjare ose faktorë të tjerë rreziku.

Për parandalim, ekspertët rekomandojnë shmangien e duhanit, kufizimin e alkoolit, reduktimin e ushqimeve shumë të përpunuara dhe mishit të kuq në sasi të tepërt, rritjen e fibrave në dietë dhe aktivitetin fizik të rregullt.

Mesazhi kryesor është: nëse vëren ndryshime në tretje, jashtëqitje apo zakonet e zorrëve që zgjasin më shumë se disa javë, fol me një mjek. Edhe nëse nuk është diçka serioze, është gjithmonë më mirë të kontrollohet herët.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨