Relationships

A je “narcist bisedor”? Ja si ta kuptosh nëse je ti, apo dikush tjetër

A je “narcist bisedor”? Ja si ta kuptosh nëse je ti, apo dikush
Foto: Getty Stock Images

Disa biseda ka raste që nuk ndihen si biseda, por si një monolog ku ti thjesht ke rolin e publikut. Ti nis të tregosh diçka që të ka ndodhur, ndërsa personi përballë gjen mënyrën më të shpejtë për ta kthyer historinë te vetja. Ti thua “kam pasur një javë të vështirë”, ai/ajo përgjigjet: “as nuk e imagjinon çfarë më ka ndodhur mua”. Ti ndan një lajm të mirë, tjetri e kthen menjëherë historinë te sukseset e tij/saj.

Për këtë ka një term: narcizëm bisedor.

Nuk është një diagnozë klinike dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se dikush ka çrregullimin narcistik të personalitetit. Termi përdoret për të përshkruar një mënyrë komunikimi ku biseda, në vend që të jetë shkëmbim, përqendrohet vazhdimisht rreth një personi.

Psikiatrja Sue Varma e përshkruan një bisedë të shëndetshme si një lojë me top: ti e hedh topin, tjetri e kap, e mban për pak dhe ta kthen. Në narcizmin bisedor, personi tjetër e kap topin dhe ikën me të.

Njerëzit që e bëjnë këtë jo gjithmonë kanë qëllim të jenë të pasjellshëm apo të të lëndojnë. Ndonjëherë vjen nga pasiguria, nga ankthi social, nga frika e heshtjes, nga zakone të mësuara në familje, ose thjesht nga mungesa e “muskujve socialë” për të dëgjuar me vëmendje. Por pavarësisht arsyes, efekti është i njëjtë: personi tjetër ndihet i pavlerësuar, i padëgjuar dhe i lodhur.

Një nga shenjat më të zakonshme është ajo që sociologu Charles Derber e quajti “shift response”, pra përgjigjja që e zhvendos fokusin. Për shembull, ti thua: “Jam shumë e stresuar nga puna këtë javë”, ndërsa tjetri përgjigjet: “Po unë? Unë kam pasur javën më të tmerrshme”. Në vend që të bëjë një pyetje, të dëgjojë apo të qëndrojë pak te përvoja jote, e çon bisedën menjëherë te vetja.

Ja si do të ishte një përgjigje mbështetëse: “Çfarë ndodhi?”, “Si po e përballon?”, “Do të flasësh për këtë?”. Pra, jo çdo herë që dikush ndan një eksperiencë të ngjashme po sillet keq. Dallimi është nëse ai/ajo kthehet sërish te ti, apo e përqendron gjithë bisedën tek vetja.

Një tjetër shenjë është ajo që ekspertët e quajnë “vështrimi po pres të flas”. E njeh atë moment kur dikush duket sikur po të dëgjon, por në fakt po pret vetëm një pauzë të vogël për të hyrë prapë në bisedë? Largon sytë, nuk kap detajet, nuk bën pyetje dhe sapo ti ndalon për gjysmë sekonde, ai/ajo vazhdon aty ku e kishte lënë.

Pastaj është edhe gara e padukshme e “kush e ka më shumë”. Ti ke një problem? Ai/ajo ka një më të madh. Ti ke një lajm të mirë? Ai/ajo ka një histori edhe më mbresëlënëse. Ti je lodhur? Ai/ajo është rraskaoitur. Kështu biseda nuk është më lidhje, por një lloj sporti ku përvoja jote duhet të mundet patjetër nga përvoja e tjetrit.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar është të shohësh si ndihesh pas bisedës. Nëse largohesh vazhdimisht i/e lodhur, i/e padukshme, sikur nuk arrite të thuash asgjë tamam, ose sikur biseda ishte e gjitha për personin tjetër.

Narcizmi bisedor mund të shfaqet edhe si nevojë e vazhdueshme për vëmendje, miratim dhe duartrokitje. Personi nuk do domosdoshmërisht dialog; do audiencë. Nuk kërkon gjithmonë mendimin tënd; kërkon që ti të biesh dakord, ta admirosh, ta konfirmosh.

Për shembull, ti thua se të kanë ngritur në detyrë. Një mik i vëmendshëm do të thoshte: “Sa bukur! Si ndihesh? Si ndodhi?”. Një narcist bisedor mund të përgjigjet: “Po, edhe mua më kanë promovuar disa herë. Në fakt, kompania ime s’do ishte aty ku është pa mua”. 

Sigurisht, të gjithë mund ta bëjmë ndonjëherë. Mund të flasim më shumë nga nervozizmi, të ndërpresim pa dashje, të tregojmë një histori tonën sepse mendojmë se po krijojmë lidhje. Problemi nis kur çdo bisedë kthehet te “unë”, çdo histori duhet të krahasohet, çdo vëmendje duhet marrë.

Nëse e dallon këtë te vetja, lajmi i mirë është se mund ta rregullosh. Mjafton të bësh më shumë pyetje, të mos nxitosh të tregosh menjëherë historinë tënde, të dëgjosh pa përgatitur përgjigjen, dhe herë pas here të pyesësh veten: “A po e kthej këtë bisedë te vetja, apo po i lë vend edhe tjetrit?”.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨