School & Career

5 zakone në punë që mund të jenë shenja të depresionit

5 zakone në punë që mund të jenë shenja të
Foto: South_agency via Getty Images

Jo çdo periudhë e vështirë në punë lidhet me depresionin. Të gjithë kemi ditë kur jemi më pak të motivuar, më të lodhur, më nervozë ose më pak socialë. Por kur këto sjellje bëhen e përditshmja jonë, mund të jenë shenja se po ndodh diçka më e thellë.

Depresioni nuk duket gjithmonë si trishtim. Ndonjëherë, sidomos në punë, mund të shfaqet si irritim, izolim, mungesë përqendrimi, lodhje, humbje interesi ose edhe si nevojë për të punuar më shumë se zakonisht.

Sipas terapistëve të cituar nga HuffPost, këto janë disa zakone pune që mund të jenë depresion “i maskuar”.

1. Po punon më shumë se zakonisht për të shmangur jetën jashtë punës

Për disa njerëz, depresioni nuk shfaqet si tërheqje totale, por si hiperfunksionim. Ata vazhdojnë të jenë produktivë, të përgjegjshëm, madje mund të duken më të përkushtuar se kurrë.

Dikush mund të marrë më shumë detyra, të qëndrojë më gjatë në zyrë, të pranojë projekte të vështira ose të kërkojë udhëtime pune, jo domosdoshmërisht nga ambicia, por sepse puna bëhet mënyrë për të mos u përballur me atë që po ndodh në jetën personale.

2. Dikur ishe social/e, tani shmang çdo kontakt

Nëse dikur merrje pjesë në mbledhje, flisje me kolegët, dilje për kafe pas pune ose përgjigjeshe shpejt në mesazhe, ndërsa tani shmang gjithçka, kjo mund të jetë një shenjë.

Izolimi është një nga mënyrat si depresioni mund të shfaqet në ambientin e punës. Mund të duket si heshtje në mbledhje, mungesë në aktivitete, vonesa në kthimin e email-eve, shmangie e telefonatave ose thjesht dëshirë për të mos folur me askënd.

Ndonjëherë njerëzit e interpretojnë këtë si “jam thjesht i/e lodhur”, por nëse zgjat, ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

3. Nuk i përfundon detyrat brenda afateve

Kur gjërat që dikur i bëje normalisht fillojnë të duken të pamundura, mund të mos jetë vetëm mungesë disipline. Depresioni mund të ndikojë te përqendrimi, energjia, kujtesa dhe aftësia për të nisur apo përfunduar detyra.

Mund të vonohesh më shpesh, të flesh përtej alarmit, të humbasësh afate, të shtysh punët ose të ndihesh i/e bllokuar përpara detyrave që më parë i menaxhoje.

Kjo nuk do të thotë automatikisht se ke depresion, por nëse ndodh vazhdimisht dhe shoqërohet me lodhje, vetëkritikë ose ndjesi faji, është një sinjal për të kërkuar mbështetje.

4. Je më nervoz/e se zakonisht

Në punë, kjo mund të duket si reagime të forta për gjëra të vogla, mungesë durimi me kolegët, nervozizëm ndaj klientëve, zemërim ndaj email-eve, apo ndjesia se çdo gjë të bezdis.

Nëse dikur nuk reagoje kështu, por tani ndihesh sikur “çdo gjë të acaron”, mund të jetë momenti të shohësh çfarë po ndodh përtej punës.

5. Nuk të intereson më puna që dikur të pëlqente

Ka një ndryshim mes një detyre të mërzitshme dhe humbjes së vazhdueshme të interesit. Nëse puna që dikur të jepte kënaqësi tani të duket bosh, e rëndë ose pa kuptim, kjo mund të jetë shenjë e depresionit.

Mund ta gjesh veten duke parë ekranin pa bërë asgjë, duke u shtirur si i/e zënë, duke shtyrë projektet e rëndësishme ose duke menduar vazhdimisht: “Nuk më intereson më”.

Humbja e kënaqësisë nga gjërat që më parë të pëlqenin është një nga shenjat më të njohura të depresionit.

Çfarë mund të bësh?

Së pari, mos e trajto si dobësi. Depresioni është një gjendje e shëndetit mendor dhe mund të menaxhohet me mbështetjen e duhur.

Mund të ndihmojë të flasësh me dikë që i beson, një mik, familjar, koleg të afërt ose profesionist të shëndetit mendor. Nëse ke mundësi, kërkimi i ndihmës profesionale është një hap i rëndësishëm, sidomos nëse simptomat po ndikojnë te puna, gjumi, marrëdhëniet apo rutina e përditshme.

Po ashtu, mund të jetë e dobishme të vëzhgosh trupin: a po fle më shumë apo më pak se zakonisht? A ndihesh vazhdimisht i/e lodhur? A po ha më shumë? A ke tension në trup? A po përdor alkool apo substanca për t’u qetësuar?

Ndonjëherë, sinjalet fizike tregojnë atë që ne po përpiqemi ta shmangim emocionalisht.

Gjithashtu, nëse çdo detyrë të duket e madhe, provo ta ndash në hapa shumë të vegjël. Jo “duhet ta mbaroj projektin”, por “do të punoj vetëm 5 minuta”. Jo “duhet të rregulloj gjithë jetën”, por “do të ngrihem nga shtrati dhe do të bëj një gjë të vogël”.

Depresioni mund të të bëjë të izolohesh, të shtysh gjithçka dhe të jesh i/e ashpër me veten. Ndonjëherë, ndihma nis pikërisht duke bërë të kundërtën: duke folur, duke kërkuar mbështetje dhe duke mos e fajësuar veten për diçka që meriton kujdes, jo gjykim.

 

REELS

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus