Showbiz

S’e prisnim këtë përplasje mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës… prej një fotoje me AI

Me sa duket, në vitin 2026 mjafton një foto e krijuar me inteligjencë artificiale që rrjeti të shpërthejë. Këtë herë, "viktima" ishte Çiljeta Xhilaga, ndërsa në mes të debatit u gjend edhe Gjergj Leka.

Gjithçka nisi nga një imazh i montuar që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se presidenti i Republikës i kishte dhënë Çiljetës titullin "Mjeshtre e Madhe e Punës". "Lajmi" ishte qartazi i rremë, por jo të gjithë e kuptuan menjëherë.

Mes atyre që reaguan ishte edhe Gjergj Leka, i cili e cilësoi postimin si "sarkazma e vitit", duke shtuar se, nëse lajmi do të ishte i vërtetë, "do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar".

Nuk kaloi shumë dhe Çiljeta vendosi t'i përgjigjej publikisht. Këngëtarja sqaroi se nuk kishte marrë asnjë dekoratë dhe i kujtoi Lekës se bëhej fjalë për një lajm të rremë. Në reagimin e saj, ajo u shpreh e zhgënjyer nga mënyra se si ai kishte zgjedhur të komentonte.

"Qetësohu Gjergj… është thjesht një lajm i rremë. S'kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar dhe aktruar… Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri."

Por replika nuk mbaroi aty. Gjergj Leka iu përgjigj sërish, duke thënë se e vlerëson Çiljetën si person, por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

"Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. Për sa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh."

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨