Metropolitan

Andale shënon rekord në YouTube: 2 milionë shikime në ditë dhe vendi i dytë në Shqipëri

Andale shënon rekord në YouTube: 2 milionë shikime në
Foto: Andale Media / YouTube

Për vite me radhë, pesha e një mediaje në Shqipëri është matur me frekuencën televizive, jetëgjatësinë në treg dhe emrat e njohur në ekran, por renditja e korrikut në YouTube tregon se këto nuk janë më të vetmet njësi matëse.

Sipas të dhënave të SocialBlade, platformë e pavarur që monitoron statistikat publike dhe performancën e kanaleve në YouTube, për periudhën 1–14 korrik 2026, Andale Media është renditur e dyta mes dhjetë mediave shqiptare të monitoruara, me një mesatare prej 2.04 milionë shikimesh në ditë. Përpara saj qëndron Top Channel, me 2.42 milionë, ndërsa më pas renditen Euronews Albania me 1.49 milionë dhe RTV Klan me 1.43 milionë shikime ditore.

Andale shënon rekord në YouTube: 2 milionë shikime në
Të dhënat nga SocialBlade / Periudha 1-14 korrik 2026

Për një platformë që është regjistruar në YouTube 2 vjet më parë, mirëpo ka nisur prodhimet e rregullta në nëntor 2024, diferenca e ngushtë nga vendi i parë e bën rezultatin domethënës. Brenda më pak se dy vitesh prodhimtari, Andale ka kaluar në YouTube media të konsoliduara prej vitesh, me struktura televizive dhe arkiva të mëdha.

Ky rezultat është arritur gjatë sezonit veror dhe me pak prodhime. Kjo është periudha kur shumë programe ndërpresin transmetimin ose reduktojnë ritmin, por Andale ka vijuar të tërheqë rreth 2 milionë shikime në ditë. Edhe gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, kur aktivizohet një numër më i madh formatesh, platforma pozicionohet rregullisht mes katër mediave shqiptare me shikueshmërinë më të lartë në YouTube.

Një media e konceptuar për internetin

Andale është një rrjet multimedial digital-first, i krijuar nga producentja Dalina Buzi. Nuk është një televizion klasik i përshtatur më pas për YouTube, por një media e ndërtuar që në fillim për mënyrën se si publiku konsumon përmbajtje online.

Platforma operon përmes disa emisioneve që mbulojnë zhanre të ndryshme: nga diskutimet sociale dhe intervistat, te sporti, argëtimi dhe formatet late-night. Kjo strukturë e dallon nga projektet që mbështeten te një program i vetëm apo te popullariteti i një figure të caktuar.

Kjo qasje e ka ndihmuar Andale të ndërtojë një identitet që shkon përtej formateve individuale. Emisionet ndryshojnë në ton dhe përmbajtje, por funksionojnë si pjesë të të njëjtit rrjet.

Nga emra të panjohur te audienca me miliona shikime

Një pjesë e rëndësishme e modelit të Andale është investimi te moderatorët e rinj. Në vend që ta ndërtojë programacionin vetëm mbi figura të konsoliduara, platforma ka zgjedhur të zhvillojë emra që në fillim ishin pak ose aspak të njohur për publikun.

Përmes daljeve të vazhdueshme, formateve të menduara për ta dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me audiencën online, disa prej tyre kanë krijuar profile që sot arrijnë miliona shikime. Kjo strategji kërkon më shumë kohë sesa kalimi i një emri të famshëm nga televizioni në internet, por i jep medias diçka më të qëndrueshme: mundësinë për të krijuar vetë figurat e saj.

Në këtë mënyrë, publiku nuk lidhet vetëm me një personazh; ai krijon marrëdhënie me disa moderatorë, disa formate dhe, gradualisht, me vetë platformën.

Vendi i dytë në renditjen e YouTube është një shenjë e ndryshimit që po ndodh në tregun mediatik shqiptar, ku platformat e reja po tregojnë se audienca mund të ndërtohet shpejt kur përmbajtja prodhohet sipas ritmit dhe logjikës së internetit. Sigurisht që rritja e Andale nuk tregon se televizioni ka humbur rëndësinë, por tregon se për të konkurruar sot, nuk mjafton më vetëm të jesh prej kohësh në ekran. Duhet të dish se çfarë e bën publikun të ndalojë, të shohë dhe të rikthehet.

REELS

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩