Showbiz

Anne Hathaway rrëfen pse shtatzënia e tretë ishte shokuese për të

Anne Hathaway rrëfen pse shtatzënia e tretë ishte shokuese
Foto: Getty Images

Anne Hathaway po e shijon plotësisht pritjen e fëmijës së saj të tretë. Aktorja 43-vjeçare ishte e ftuar në emisionin "Late Night with Seth Meyers", ku foli me humor për shtatzëninë që, sipas saj, erdhi si një surprizë.

"E mrekullueshme. Vërtet e mrekullueshme," tha Hathaway. "Dua të them, e dinim çfarë po bënim, por u habitëm shumë që funksionoi."

Ylli i filmit "Djalli vishet me Prada 2" vazhdoi me shaka:

"Ishim aq të habitur që ndodhi kështu, sa kemi vendosur ta quajmë këtë bebush 'goli i sekondës së fundit'."

Duke qenë 43 vjeç, Hathaway nënkuptoi se shtatzënia erdhi në një moment kur ajo dhe bashkëshorti nuk e prisnin më që gjithçka të ndodhte kaq lehtë, ndaj dhe shoku kur mori vesh lajmin e shtatzënisë ishte i madh.

Aktorja e bëri publik lajmin për shtatzëninë e tretë më 19 qershor përmes një videoje në Instagram, ku shfaqej duke ledhatuar barkun, e veshur gjithashtu me një fustan të bardhë të lirshëm. Krahas videos ajo shkroi:

"Bebush, jam e jotja."

Videoja ka grumbulluar tashmë më shumë se 23 milionë pëlqime. Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, me të cilin u martua në vitin 2012, janë prindër edhe të dy djemve, Jonathan dhe Jack.

Në një intervistë të dhënë më herët për revistën People, aktorja tregoi se të qenit nënë e dy djemve ka ndikuar edhe në mënyrën se si vishet.

"Më pëlqen fakti që të qenit nënë e djemve ka ndikuar te stili im. Duhet të jem gjithmonë gati të kaloj nga një takim serioz pune direkt në një fushë basketbolli. Duhet të jesh në gjendje të luash basketboll në çdo moment, pavarësisht se çfarë ke veshur."

Hathaway nuk kurseu as fjalët e bukura për bashkëshortin e saj, duke e falënderuar për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

"Ai më mbështet plotësisht. Sidomos këtë vit ka qenë ndryshe nga çdo vit tjetër. Të dy e dimë që ndoshta nuk do të përsëritet më një situatë e tillë. Mënyra se si ai mori përsipër gjithçka, në çdo aspekt, është e jashtëzakonshme. Është njeriu më i mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë."

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨