Fashion & Beauty

Elegant, praktik dhe perfekt për vapën: Ky është modeli që na shpëton çdo verë

7d68458f6a4379ca15fd843964b9e469.jpg

Kur temperaturat rriten, gjithçka që duam është një model flokësh që nuk na bën vapë, është praktik dhe, njëkohësisht, duket stil. Pikërisht për këtë arsye, gërshetat rikthehen çdo verë si zgjedhja ideale, duke kombinuar rehati, elegancë dhe një pamje që nuk del kurrë nga moda.

Paris-HC-str-F26-1278-scaled.jpg

Përveçse i mbajnë flokët larg fytyrës, qafës dhe shpatullave, gërshetat janë zgjidhja perfekte për ditët e nxehta, kur nuk duam të kalojmë shumë kohë para pasqyrës. Ato krijojnë një look të kuruar me shumë pak përpjekje dhe përshtaten lehtësisht si me një ditë në plazh, ashtu edhe me një darkë verore apo një event më elegant.

Paris-HC-str-F26-0809-scaled.jpg

Nga gërsheti klasik, te modelet anësore, "fishtail", "box braids" apo versionet më romantike me onde natyrale, mundësitë janë të pafundme. Mund të eksperimentoni me teksturën, volumin dhe aksesorët, duke krijuar çdo herë një stil të ri që i përshtatet humorit, veshjes apo rastit.

Paris-HC-str-F26-1262-scaled.jpg

Lajmi i mirë është se nuk duhet të jeni profesioniste për t'i realizuar. Në rrjetet sociale gjenden qindra video me udhëzime hap pas hapi, të cilat e bëjnë shumë të lehtë krijimin e një modeli të bukur edhe në shtëpi.

Paris-str-F22-1010-scaled.jpg

Madje, gërshetat janë edhe "shpëtimi" i ditëve kur flokët nuk janë në formën më të mirë. Nëse nuk keni pasur kohë t'i lani ose lagështia i ka bërë të elektrizohen e të fryhen, një gërshet i thjeshtë i mban flokët të sistemuar, kontrollon volumin dhe ju jep menjëherë një pamje të rregullt dhe chic.

Paris-HC-str-F22-0222-scaled.jpg

Nuk është çudi që ky model mbetet një nga zgjedhjet më të preferuara të verës, vit pas viti.

New-York-str-S23-1610-scaled.jpg

New-York-str-S23-0878-scaled.jpg

New-York-str-S23-0766-scaled.jpg

New-York-str-S23-0461-scaled.jpg

Milano-str-S23-0793-scaled.jpg

Paris-str-S23-2267-scaled.jpg

Milano-str-S23-0361-scaled.jpg

Paris-str-S25-0199-1-scaled.jpg

REELS

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë