Metropolitan

6 filma që të bëjnë të zemërohesh për padrejtësitë ndaj grave

6 filma që të bëjnë të zemërohesh për
Foto: "Obsession" (2025)

Nëse filmat romantikë nuk duken më aq magjikë sa dikur dhe gjithnjë e më shumë histori duken larg realitetit, këta filma mund të ofrojnë një këndvështrim krejt tjetër. Ata trajtojnë tema si paragjykimet gjinore, pabarazia, pëlqimi, pushteti dhe zemërimi i grave, duke nxitur edhe diskutime interesante.

Ja gjashtë filmat që ia vlen t'u jepet një shans:

Promising Young Woman (2020)

Zhanri: Komedi e zezë, thriller

Pas sulmit seksual ndaj shoqes së saj më të ngushtë, Kesi braktis studimet për mjekësi. Netëve shtiret sikur është e dehur në bare, duke pritur të shohë se cilët burra do të përpiqen të përfitojnë nga situata. Më pas vendos të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë pasur rol në atë që ndodhi.

Filmi sfidon mitin e "djalit të mirë" dhe tregon se sa shpesh sistemi dështon në mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale.

Send Help (2026)

Zhanri: Komedi, thriller, mbijetesë

Linda është një punonjëse shumë e aftë, por shefi i saj i ri nuk ia vlerëson aspak punën. Kur të dy mbeten të bllokuar në një ishull, situata përmbyset dhe njohuritë e Lindës bëhen çelësi i mbijetesës së tyre.

Filmi luan vazhdimisht me pritshmëritë e publikut dhe nuk është e lehtë të kuptohet nëse po shikon një komedi romantike, thriller psikologjik apo film mbijetese.

Obsession (2025)

Zhanri: Horror

Një djalë i turpshëm dëshiron që kolegia e tij të dashurohet me të dhe përdor një objekt mistik për ta realizuar këtë dëshirë. Ajo bie në dashuri... por në mënyrë obsesive dhe të frikshme.

Përmes historisë, filmi ngre pyetje të rëndësishme për pëlqimin dhe kufijtë në marrëdhënie, duke bërë që publiku të rishqyrtojë se kush është viktima e vërtetë.

Louis Theroux: Inside the Manosphere (2026)

Zhanri: Dokumentar

Gazetari britanik Lui Teru hyn në botën e krijuesve të përmbajtjeve që promovojnë ide mizogjene dhe stereotipe të forta gjinore, duke intervistuar disa nga figurat më të njohura të kësaj lëvizjeje.

Pa pasur nevojë për debate të ashpra, ai u bën pyetje të thjeshta dhe i lë vetë protagonistët të zbulojnë kontradiktat e tyre.

Don’t Worry Darling (2022)

Zhanri: Thriller psikologjik

Alisa jeton në një komunitet që duket i përkryer, ku burrat shkojnë çdo ditë në punë, ndërsa gratë kujdesen vetëm për shtëpinë dhe familjen. Por pas disa ngjarjeve të çuditshme, ajo fillon të dyshojë se pas këtij realiteti të bukur fshihet diçka shumë më e errët.

Filmi trajton pritshmëritë tradicionale ndaj grave dhe mënyrën si kontrolli mund të maskohet pas një jete në dukje perfekte.

Ladies First (2026)

Zhanri: Komedi

Një drejtues kompanie arrogant dhe mizogjen zgjohet pas një aksidenti në një realitet alternativ ku gratë kanë të gjithë pushtetin, ndërsa burrat mbajnë rolet që zakonisht u janë imponuar grave.

Edhe pse kritikat nuk kanë qenë shumë pozitive, filmi përdor humorin për të vënë në dukje standardet e dyfishta dhe mënyrën se si ndryshon këndvështrimi kur rolet përmbysen.

REELS

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë