Lifestyle

BE-ja po shqyrton ndalimin e mediave sociale për fëmijët - Çfarë përfshin propozimi i Ursula von der Leyen

8a97e74513e9475329061a68b6adc8c8.jpg

BE-ja po përgatit rregulla më të ashpra për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, me synimin për të kufizuar aksesin e tyre dhe për t'i mbrojtur më mirë nga rreziqet e botës online. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se një projektligj do të prezantohet në vjeshtë, duke vendosur kufizime moshe për përdorimin e platformave sociale.

Nisma vjen pas një raporti të përgatitur nga një grup ekspertësh për sigurinë online të fëmijëve, i cili rekomandon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 13 vjeç. Sipas Von der Leyen, çështja nuk është nëse fëmijët kanë akses në rrjetet sociale, por nëse dhe kur këto platforma duhet të kenë akses te fëmijët, duke iu referuar algoritmeve që, sipas saj, janë krijuar për t'i mbajtur përdoruesit të lidhur pas telefonit.

Ekspertët propozojnë një qasje graduale sipas grupmoshave. Përveç ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç, rekomandohet që kufizimet të përfshijnë edhe shërbime të tjera me karakteristika të ngjashme, si disa lojëra online dhe chatbot-et me inteligjencë artificiale. Po ashtu, çdo shtet anëtar do të ketë mundësinë të vendosë kufij edhe më të rreptë, nëse e konsideron të nevojshme.

Raporti rekomandon gjithashtu që fëmijët nën moshën tre vjeç të mos përdorin ekrane, me përjashtim të videotelefonatave me familjarët. Për fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç, përdorimi i internetit duhet të jetë i kufizuar dhe gjithmonë nën mbikëqyrjen e prindërve ose mësuesve, ndërsa kontrolli duhet të zbutet gradualisht me rritjen e tyre. Projektligji do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian përpara se të hyjë në fuqi.

Sipas ekspertëve, periudha nga 10 deri në 13 vjeç konsiderohet një nga fazat më delikate të zhvillimit të fëmijëve. Studime të ndryshme, kryesisht nga SHBA-ja, kanë lidhur përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale në këtë moshë me shtimin e problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht te vajzat, si vetëvlerësimi i ulët dhe pakënaqësia me pamjen fizike.

Raporti thekson se edhe grupmosha 13-15 vjeç mbetet veçanërisht e ekspozuar ndaj efekteve negative të rrjeteve sociale, pasi në këtë periudhë rritet nevoja për pranim, krahasimi me të tjerët dhe frika nga përjashtimi.

Ndërkohë, disa vende të Bashkimit Evropian kanë nisur tashmë të ndërmarrin masa. Franca po shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, Spanja propozon kufirin 16 vjeç, ndërsa Greqia planifikon që kufizimet për fëmijët nën 15 vjeç të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027. Nga ana tjetër, Estonia ka shprehur rezerva, duke argumentuar se fokusi duhet të jetë te rregullimi i platformave dhe jo vetëm te ndalimet, pasi të miturit shpesh gjejnë mënyra për t'i anashkaluar ato.

Komisioni Evropian ka hapur tashmë procedura ndaj Meta-s dhe TikTok-ut, duke pretenduar se platformat nuk po mbrojnë mjaftueshëm përdoruesit e mitur nga rreziqet që krijojnë algoritmet dhe dizajni i tyre. Mes praktikave që konsiderohen problematike përmenden konsumi pa fund i përmbajtjes (infinite scroll), videot që nisin automatikisht, njoftimet "push" dhe algoritmet që rekomandojnë vazhdimisht përmbajtje të personalizuar. Të dyja kompanitë i kanë kundërshtuar këto pretendime, ndërsa hetimet vazhdojnë.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨