Showbiz

Çfarë po ndodh? Dy fëmijë të Brad Pitt duan të heqin dorë nga mbiemri i tij

maddox-zahara-file-to-drop-last-name.jpg

Përçarja mes Brad Pitt dhe fëmijëve të tij duket se po thellohet. Pas vajzës së tij Shiloh, edhe Zahara dhe Maddox kanë nisur procedurat ligjore për të hequr mbiemrin Pitt nga emrat e tyre.

Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, Zahara Marley Jolie-Pitt, 21 vjeç, ka kërkuar që emri i saj të ndryshohet zyrtarisht në Zahara Marley Jolie, ndërsa Maddox, 24 vjeç, ka paraqitur një kërkesë të ngjashme për të hequr mbiemrin e babait. Të dy kanë deklaruar se vendimi është marrë për arsye personale.

Sipas procedurave ligjore në Kaliforni, Zahara dhe Maddox do të publikojnë njoftimin në gazetën Los Angeles Daily Journal një herë në javë për katër javë radhazi, duke i dhënë mundësi kujtdo që ka kundërshtime të paraqitet në gjykatë. Nëse nuk do të ketë kundërshtime, gjyqtari pritet të vendosë për kërkesën e Maddox në mesin e shtatorit, ndërsa për Zahara-n në fund të muajit.

Ky është zhvillimi më i fundit në marrëdhënien e tensionuar mes Brad Pitt dhe ish-bashkëshortes së tij Angelina Jolie, të cilët u ndanë në vitin 2016 pas dy vitesh martesë. Edhe pse divorci u finalizua në fund të vitit 2024, ata vazhdojnë të përballen në gjykatë për çështje që lidhen me pronën e tyre të përbashkët, kantinën franceze të verës Château Miraval.

gettyimages-1344192747.webp

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne. Në vitin 2024, edhe Shiloh kërkoi zyrtarisht të hiqte mbiemrin Pitt, ndërsa Vivienne u prezantua si Vivienne Jolie në materialet e muzikalit "The Outsiders".

Përplasja mes ish-çiftit lidhet edhe me incidentin e ndodhur në vitin 2016 gjatë një fluturimi privat nga Franca drejt SHBA-së. Sipas dokumenteve të FBI-së, të publikuara vite më vonë, Angelina Jolie akuzoi Brad Pitt për dhunë fizike ndaj saj dhe sjellje abuzive ndaj fëmijëve gjatë udhëtimit. Pitt u hetua për rastin, por nuk u arrestua dhe nuk u ngritën akuza penale ndaj tij.

Në vitin 2022, Jolie pretendoi në një kundërpadi se Pitt kishte kapur një nga fëmijët për fyti dhe kishte goditur një tjetër në fytyrë gjatë incidentit. Në atë kohë, përfaqësuesit e aktorit deklaruan se ai merr përgjegjësi për gabimet e tij, por jo për akuza që, sipas tyre, nuk janë të vërteta.

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨