Showbiz

Georgina Rodriguez ka një mesazh për ata që e quajnë “të shëndoshë”


Georgina Rodriguez ka vendosur t’u përgjigjet hapur komenteve që merr vazhdimisht për trupin e saj, duke ndarë një mesazh të fortë për vetëpranimin dhe dashurinë ndaj vetes.

Modelja dhe partnerja e Cristiano Ronaldos publikoi në Instagram disa foto me bikini, të shoqëruara me një rrëfim personal, ku theksoi se nuk e lejon më opinionin e të tjerëve të përcaktojë mënyrën se si ndihet për veten.

“Trupi im do të ndryshojë, siç ndryshojnë të gjitha trupat e grave. Dhe shpresoj që të vazhdojë të ndryshojë për shumë vite të tjera, sepse kjo do të thotë që jam ende gjallë”, shkroi Georgina.

Ajo tregoi se një nga mësimet më të rëndësishme që dëshiron t’u transmetojë gjashtë fëmijëve të saj, veçanërisht vajzave, është se vlera e një njeriu nuk lidhet me pamjen fizike apo me mendimet e të huajve.

“Dua që ato të dinë se vlera e një personi nuk mund të varet kurrë nga pamja e tij. Kjo është ajo që përpiqem t’u mësoj çdo ditë, bashkë me Chris-in, për të cilin jam krenare për vlerat që u përcjell si baba dhe si burrë”, u shpreh ajo.

Georgina zbuloi edhe një bisedë që pati me Cristiano Ronaldon, pasi u ndje e lënduar nga komentet që e etiketonin si “të shëndoshë”. Sipas saj, futbollisti i kujtoi se ajo nuk duhet ta ndërtojë vetëvlerësimin mbi imazhin.

“Ti nuk jeton sipas imazhit tënd. Ti jeton sipas asaj që je. Një grua perfekte, e bukur, me një trup të mrekullueshëm, një nënë, një person i mirë, e suksesshme dhe një grua që jeton jetën me dashuri. Çfarë më shumë mund të duash?”, i tha Ronaldo.

Modelja theksoi se kritikat ndaj trupit të saj përsëriten pothuajse çdo verë.

“Gjëja qesharake është se kjo ndodh çdo verë. Çdo vit trupi im bëhet përsëri lajm”, shkroi ajo, duke ngritur pyetjen: “Kush vendos se cili është trupi ‘i duhur’? A besojmë ende se lumturia ka një madhësi të caktuar?”

Georgina sqaroi se stërvitja nuk ka qenë kurrë një mënyrë për të humbur peshë, por një formë kujdesi për veten.

“Ajo orë në palestër është një nga momentet më të mira të ditës sime. Më jep shëndet, qetësi mendore, disiplinë, energji dhe mirëqenie. Nuk ka qenë kurrë një luftë për të humbur peshë. Gjithmonë ka qenë një mënyrë për t’u kujdesur për veten.”

 


Në fund të mesazhit të saj, ajo shprehu dashurinë për trupin e saj në çdo fazë të jetës.

“I dua format e mia. E dua lirinë për të jetuar në trupin që zgjedh. Në trupin që më mbështet, që më ka lejuar të përqafoj, të sjell jetë në botë, të bie dhe të ngrihem përsëri. Një trup që meriton respekt, dashuri dhe mirënjohje në çdo version të tij.”

Ajo e mbylli postimin duke shpjeguar se për të suksesi nuk lidhet me pamjen, por me paqen dhe njerëzit e dashur.

“Për mua suksesi do të thotë të jetoj në paqe, të jem e rrethuar nga njerëzit që dua, të shijoj familjen dhe miqtë e mi, të kujdesem për shëndetin tim, të qesh, të mësoj dhe të jetoj.”

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨