Promo

Asgjë nuk digjet. Asgjë nuk derdhet. Kjo është kuzhina që kemi ëndërruar

Kush gatuan e di që kuzhina ka ritmin e saj. Në një çast gjalpi fillon të shkrijë ngadalë në  tigan dhe ti e kupton nga aroma, jo nga ora, se është momenti për të shtuar përbërësin  tjetër. Uji bën një tingull të lehtë pak para se të marrë valë. Ka një ndryshim të lehtë në  ngjyrën e salcës, një trashje që ndodh pothuajse pa u vënë re, një sekondë të vetme kur  çokollata është shkrirë mjaftueshëm, por ende nuk ka filluar të ngjitet në fund. 

Gatimi është plot me këto çaste. Dhe kush e do vërtet, nuk do që dikush t’ia marrë nga  duart; do vetëm pak më shumë qetësi për t’i shijuar. 

Këtë ide duket se ndjek edhe Miele me pianurat e reja premium KM8000 dhe enët  inteligjente M-Sense, që pritet të lançohen për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe  Maqedoninë e Veriut. Jo një kuzhinë që gatuan në vendin tënd, por një kuzhinë që të ndjek,  të kupton ritmin dhe të ndihmon pikërisht aty ku gatimi bëhet më i brishtë: te temperatura,  te koha, te ai momenti kur një krem, një salcë apo një ëmbëlsirë mund të prishet vetëm  sepse ra telefoni, zilja e derës apo dikush të foli. 

Enët e gatimit M-Sense dhe pianura KM8000 nuk punojnë më si dy elemente të ndara. Ato komunikojnë drejtpërdrejt me njëra-tjetrën: sensorët e integruar monitorojnë  temperaturën, ndërsa pianura përshtat fuqinë sipas nevojës, që procesi të mbetet më i  kontrolluar, më i qetë, më i parashikueshëm. Premtimi që e shoqëron këtë sistem është i  thjeshtë: “Asgjë nuk digjet. Asgjë nuk derdhet.”

Por ajo që e bën interesante nuk është vetëm që teknologjia ndërhyn, por mënyra si  ndërhyn: pa e prishur gjestin e gatimit, pa e zëvendësuar intuitën, pa ia hequr njeriut  kënaqësinë e të qenit aty. Ajo që zbutet është shqetësimi i tepërt, kontrolli i vazhdueshëm,  ndjesia se duhet të jesh gjithmonë një hap përpara çdo gjëje që po ndodh mbi pianurë. 

Në këtë kuptim, ne nuk largohemi nga gatimi; përkundrazi, jemi më pranë tij. Ti merresh me  shijen, me recetën, me aromën që ndryshon nga minuta në minutë, me bisedën që  vazhdon mbi banak ndërsa diçka zien ngadalë. Sistemi kujdeset për atë pjesë teknike që  zakonisht kërkon vëmendjen më të madhe: temperaturën.

Edhe vetë sipërfaqja e pianurave KM8000 është menduar si një hapësirë më e lirë. Enët mund të vendosen dhe të zhvendosen pa u kufizuar nga zona të paracaktuara gatimi, ndërsa pianura i njeh dhe transferon cilësimet kur ato lëvizin mbi sipërfaqe. Për dikë që gatuan, kjo do të thotë më pak mendime të vogla gjatë procesit: ku ta vendosësh tenxheren, ku ta ulësh tiganin, si ta organizosh sipërfaqen ndërsa përgatit disa gjëra njëkohësisht.

Në thelb, një kuzhinë e mirë nuk duhet të të diktojë lëvizjet; duhet të të lejojë të lëvizësh siç  gatuan. Disa njerëz janë të saktë, të qetë, metodikë. Të tjerë gatuajnë duke provuar, duke  ndryshuar mendje, duke shtuar diçka në fund, duke zhvendosur një enë për t’i bërë vend  tjetrës. KM8000 dhe M-Sense janë menduar për këtë realitet: jo për kuzhinën perfekte të  Pinterest-it, ku gjithçka është në vendin e vet, por për kuzhinën e gjallë, ku gjërat ndodhin  njëkohësisht. 

Gatimi rrallë ndodh në kushte perfekte. Ziejmë diçka ndërsa presim perime, ngrohim një  salcë ndërsa shtrojmë tavolinën, skuqim diçka ndërsa dikush hyn e del nga kuzhina dhe  biseda vazhdon. Gatimi nuk ndodh i izoluar nga jeta; ndodh pikërisht në mes të saj. 

Prandaj çdo gjë që e rrethon këtë moment ka rëndësi: mënyra si lëviz dora mbi sipërfaqe, si  ndizet një zonë gatimi, si një pianurë mund të jetë e pranishme pa marrë gjithë vëmendjen.  Këtu, dizajni i KM8000 e përforcon ndjesinë e qetësisë. Sipërfaqet Matt Finish dhe  DiamondFinish, ndriçimi i zonave të gatimit dhe kontrolli touch-slider janë aty për ta bërë  përdorimin më të qartë dhe hapësirën më të pastër.

Në kuzhinat moderne, kjo ka rëndësi. Pianura nuk është më një element i fshehur në fund  të hapësirës, por pjesë e brendësisë së shtëpisë. Në kuzhinat e sotme, pianura shihet.  Është në mes të banakut, pranë gotave, pjatave, bisedave. Prandaj nuk mjafton të punojë  mirë; duhet edhe të mos e rëndojë hapësirën.  

Dhe kjo qetësi nuk mbetet vetëm te pamja. Vazhdon edhe në mënyrën si KM8000 lidhet me aplikacionin Miele, me CookAssist dhe me ekosistemin Connected Home. Jo për ta kthyer  kuzhinën në ekran, as për t’i marrë gatimit pjesën më njerëzore, por për ato momente kur  një udhëzim më i qartë, një hap i kujtuar në kohë apo një mënyrë më e lehtë për ta ndjekur  recetën deri në fund bëjnë diferencën. 

Ndoshta kjo është arsyeja pse Miele nuk e trajton teknologjinë si qëllim në vetvete. Në fund,  gatimi nuk është vetëm rezultati në pjatë; është edhe pritja, aroma, prova me lugë, biseda  që nis pa plan, tavolina që mbushet dalëngadalë.  

Miele KM8000 dhe M-Sense nuk premtojnë të na largojnë nga kuzhina, por të na japin më shumë qetësi brenda saj. Dhe kjo qetësi fillon me gjërat më të vogla. 

Gjalpi do të vazhdojë të shkrijë ngadalë. Uji do të bëjë të njëjtin tingull pak para se të marrë  valë. Disa gjëra në kuzhinë nuk ndryshojnë dhe nuk duhet të ndryshojnë. Miele thjesht të  jep pak më shumë qetësi për t'i vënë re.

Zbuloni më shumë në partnerët e autorizuar: 

Electromagic: https://electromagic.al/search?options%5Bprefix%5D=last&q=km+8000 

Neptun: https://www.neptun.al/categories/SUPRINE-MIELE-KM8885-FL--D--230-50-SU0628

REELS

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Jeni team “mblidhni fëmijët” apo “jemi në ambient publik s’më intereson”?

“Hë, se kostum kam veshur! Asgjë wow!” @harpersbazaarus

A) Kushëria që “të ka si motër” B) Shoqja e ngathët C) Kunata D) Komentojeni vetë

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

😍

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨