
Letra 1
Pershendejte por tregoj nje histori qe me Ka ndodhur Mua dhe tamam nuk ishte ashtu sic u duk, ne 2011 punoja afer zogut te zi dhe merrja autobusin e unazes tek Spitalet (trego I madh sic quhet) duke prit ne stacion erdh bussi e mire hipen ato qe versulen si kafshe nfillim akoma pa zbrit ato qe kishin per te zbrit kisha nje goce para qe hipi une mbrapa dhe ne ate moment nje djale hip dy shkalle dhe nga mbrapa meje i terheq canten ajo kthehet dhe duke bertit dhe ma futi nshpulle direkt per fatin e keq te hajdutit mire qe smori dot canten po dhe dyert u mbyllen aty plasen gjith me ofendime e mallkime si lume filloj duke shkelmuar deren e shaj shoferin aty rastis nje civil dhe i ve prangat ne njeren dore e tjetren e lidh ne tub une shkoj te ulem sapo u afrova te ulem nje plake rreth 65 mblodhi xhanten me dy duart( ne kte momenten se doja veten pavarsisht qe vajza erdhi dhe me kerkoj ndjese disa here une mbaja koken ulur sikur te isha fajtor) nqs e publikon anonim te lutem. Kalofshi nje mbremje te qete
Letra 2
Nuk mendoja se do te shkruaja ndonjeher por sapo pash temen doja thjesht te shprehesha . Vetem para pak kohesh isha njeriu me i lumtur perkrah njeriut qe me adhuronte , qe falte cdogje ,, njeriut qe la cdogje per te qen pran meje , Por un dhe pse isha lumturia e tij e ndjeja qe ne te njejten koh un isha fajtorja qe ai po humbiste shum gjera dhe mundesi per te ecur para ne jet vetem per te qen pran meje . Ishte mesuar me nje jet luksi , me nje jet qe kishte cdogje por sic e dim te gjith ne shqiperi keto ne keto dit esht e veshtir . E kuptoja qe e kishte te veshtir kete menyr te jetuari ketu dhe ne keto kushte , nuk mund ta duroja qe njeriu qe adhuroja qe doja me shum se veten te vuante te jetonte duke kursyer per te dal per nje drek dhe dark kur me par nk i kishin shkuar ne mendje se do perfundonte aty , Dhe e gjitha per fajin tim sepse nk donte te me linte vetem , donte te qendronte pran meje derisa un te mbaroja vitin e fundit ne universitet . Qaja cdonat teksa e shikoja qe vuante dhe e dija qe duhet ta leja te lir qe ai te ecte para. Ashu bera i thash qe nk e doja me , qe kishte marr fund , nk e pranoj , insistoj te ktheheshim por mbajta qendrimin tim sepse doja ta shihja te lumtur. E adhuroja e mendoja cdomoment me mungon pafund ,.Ai mendon se un isha e shtirur mbase tani dhe me urren por nk mund tja them pse e mora kete vendim. Nje dit me vjen nje sms ku me thoshte qe do te largoheshe jasht , qava shum e ndjeja qe po e humbisa pergjithmon por nuk mund ta ndaloj i thash te vazhdoj sepse un nuk ndheja asgje me. E di qe mw urren qe te kam shkaktuar vuajtje , te kam lenduar por dije qe nk kam dashur kurr kete dua vecse te te shoh te lumtur sepse un jam fati jot i keq . Lamtumir (anonim tlt)
Letra 3
Pershendetje Anabel,,,ai nuk eshte ashtu si duket,nuk eshte aspak.Ne sy te botes ne jemi cifti perfekt,jemi me pune te dy,shtepi makine,djalin dhe vajzen,kemi gjithcka por sa per sy.Ne sy te botes me respekton e ndersa ne shtepi me kujton se un jam nje familje e thjesht pa ekonomi,prinderit nuk mi respekton ndersa per te vetit kerkon respekt max.Me fjalet qe thot duket sikur dhe buken ma llogarit,sa her dal me kujton 100her te mos prish lek.Ai dore-leshuari qe paguan kafet e shokeve mua kur del me jep 5mij lek(te vjetra)Ai qe nuk do te dal me mua asnjeher se burrat e vertet dalin pa gra,,,Ai eshte shume ndryshe,te gjithe me thone lum ti per jeten qe ben,e ndersa ai,,,ai vjen ne shtepi vetem sa fle!Fajin me te madhe ne kte mardhenie e kam une qe nuk flas,une qe heshte,po kujt ti flas kur ai as sonte qe kam ditelindjen nuk eshte ne shtepi por me shoket per darke,e une jam vetem me femijet,besoj as nuk e di qe une sot kam ditelindjen,,,naten dhe anonim te lutem!
Letra 4
E dashur anabel ai nuk ishte ashtu sic dukej, i embel i dashur i sinqert. Kam 2 vite gjysem me te dhe e kemi ber lidhjen familjare punoj tek biznesi tij(vet me kerkoj familja e tij) Po mu thaft ajo goje qe i thash PO Cdo dite bejm debate ne lidhje me punen,jo nuk di te besh kte nuk di te besh ate mir qe e duroj tfejuarin por dubet te duroj dhe te atin e tij! Me bej kte me bej ate beje keshtu e beje ashtu, me trajtojn si sherbetore dhe kur nis ti them perse silleni kshu familjarisht me mua ai thjesht nuk jep pergjigje,he moj anabel si tja bej? Se eshte ber per te ik naten jo diten!! Anonim si fansat e tua
Letra 5
Historia ime I ka fillesat nga nje akuzim I padrejte qe me eshte bere Ishta ne vit te pare te shkolles se larte dhe si CDO vajze edhe une kisha shoqerine time.Une vazhdoja shkollen ne vlore ndersa shoqja e ngushte (me mire te themi ish) ne Tirane.Une nuk shkova dot per arsye ekonomike.Nejse,kishim 3vjet shoqeri dhe betohem ne zot qe nga ana ime 100% shoqeri e paster.E doja si moter(ende e dua) pasi vet skisha.Nje dite me thot nje shoqe e kusherires time qe jetonte ne tr qe Jpo merr rrug te keqe,rri me djem qe drogohen.E Mora J ne tel dhe pa I treguar cfare kisha marr vesh filloj e Pyes per shoqerine.Ajo me tregon midis te tjerash qe rrinte me djem qe konsumonin dhe drog po u betua qe kurr sdo e konsumonte.I thash mos te rrinte me ta se do vinte nje dite qe mund ta pesonte.Asnjer sme degjoi.Nga ana tjeter ajo kish dhe nje te dashur legen qe I merte lek.Une nuk doja qe nga shoqeria e keqe ta pesonte dhe perdit I flisja.Madje dhe I dashuri I'm(sot burri im ) i fliste po ajo sdegjonte.Nejse vin nje dite dhe duke qene se J sme degjonte takoj mamin e saj dhe I them vetm punen e shoqerise se keqe asgj tjetr.e bera me vetdije te plote e ndergjegjshme se kshu mund ta humbisja shoqerine e J pasi ne nje fare menyre e spiunova por une vetem per te miren e saj e bera.Gjithsesi ditet kaluan dhe mamaja e J kishte zbuluar dhe gjera te tjera per J dhe per te gjitha u hap llafi qe kisha folur une.llafet I rane ne vesh edhe J dhe ajo me fajsoi mua per CDO gje,Me ka folur shume Keq madje dhe me ka kercenuar,me ka quajtur shpirtzeze etj dhe shum jam lenduar.E humba pergjithmon.Po behen 5vite qe sflasim nderkoh qe une jam martuar dhe kam nje vajze.Diten e dasmes kerkoja me zemer mase ajo vinte edhe kur linda vajzen.Po ajo su kthye me kurr edhe PSE I jam lut ta takoj ti tregoj te verteten.Ska dashur tme takoj.Sot e kesaj dite I jam betuar zotit kurr me nuk flas per ti bere mire askujt. J e di qe ti ske fb por nese do e lexoje kete leter dua te them:Kurre slam thene ato qe te tjeret kane shpikur dhe edhe PSE ti sdo te me shofesh kurre me sy une ende tkam xhan. Nga S per J
Anonim tlt
Letra 6
Mirembrema Anabel ! Une kam pasur nje lidhje me nje femer te martuar per nje kohe te shkurter. Ajo me tregonte shume gjera per jeten e saj bashkeshortore se isha kurioz si e trajtonte e kshu gjerash. Me thoshte qe nuk di si te sillet mire ne mua, eshte xheloz i semure , sdi te thoje nje fjale te bukur ama fotot ne fb i kane duke u perqafuar, duke u dashur shume sa thua kto paskan lind per njeri tjetrin. Nuk eshte ashtu sic duket! Anonim!
Letra 7
Mirmbrema anabel! AJO NUK ISHTE SIC DUKEJ. Historia ime esht pak e pabesueshme ose jo por ka te bej me njerken time time qe hiqet sikur na do akoma edhe sot kur isha ne klas te 3babi u divircua nga mami edhe u martua me kte njerken. Ne fillim ishte shum e mir por sa filluam te jetonim ne nje shpi ajo filloi te na keqtrajtone mua edhe vllain arrinte puna deri aty sa nuk me linte te shkoja ne shkoll vetem qe tw beja punet e shpis ne ate mosh qe isha .nuk uleshim jkurr nji nateqe te hanim dark te katert por hante ajo me babin pastaj ato qe ngelim i haja un me vllain kur vinin njerez he motrra zemra me fliste kur ishim vetem me rrifte edhe thoshte fjlet nga me te ndyrat un kurr si hapja asnje problem edhe nga mesimet rash bashk me vllain nga tabela e nderit shkuam nxes ngelsa po asaj si interesonte fare kjo gje do thoni ju po babi pse reagonte po mami ku ishte? Babi nuk e dinte se nuk kisha guxim ti thoja mandje naten e par qe babi vuri dor mbi mua nuk e di se cfar i tha ajo edhe ai me rrahu nuk kisha ber asnje gabim mami nuk e dinte sepse per 3vjet se takova kurr se babi thoshte mami ka vdekur derisa nje dit e gjta numrin e mamit edhe e mora ne cel i thash hajde na mer se nuk durojm dot me qe te nesermen kur shkuam ne shkoll mami erdhi na mori edhe sot e ksaj dite kur shkojm te ata per te takuar vllain e vogel qe e kan bere bashk sepse ai ska faj ne ket mes plus e dua shum se esht engjull ajo akoma hiqet sikur na do kurse kur ikim ne thot nje mij te zezat
Letra 8
Pershendetje. Kam dhe une nje histori per te treguar. Behet fjale per babin tim. Ne syte e te gjithe botes, babi im eshte nje burre i urte, ben shaka, nuk pi duhan dhe nuk ve nje pike alkool ne goje pasi eshte mysliman. Ai eshte nje baba i perkushtuar pasi con gocat e tij edhe ne shkolle te larte. Vete ka mbaruar universitetin, pra me pak fjale, e marrin per njeri te ditur dhe vijne gjithmone t'i kerkojne keshilla. Nuk eshte xheloz per gruan e tij. Por keshtu e sheh bota ama. Ne shtepi, kur eshte vetem me familjen e tij, ai kthehet ne nje tjeter njeri. Nese mami i thote qe bisedoi me nje burre apo komshi, ai gjithmone do t'i thote 'po pastaj u struket me naj cep? ' ai gjithmone na ka mohuar ne femijet e tij. 'baba nuk dihet' na thote. Dhe une sa here qe dal vetem, ai kujton se une do dal vetem per tu mpleksur me ndonje cun dhe te kryej marredhenie me te. Me merzit shume sepse nuk ka as piken me te vogel te besimit, as tek une e as tek mami. Ai eshte maskilist dhe na ofendon gjate gjithe kohes. Vete rri gjithe diten ulur ne divan duke pare TV. Me te vertete di kur eshte fjala per libra shkollore, prandaj dhe i kerkova ndihme per provimet e matures. Ai me ndihmoi, por duke me bertitur dhe ofenduar gjithe kohes. Bente cmos vetem te me ulte vetevlersimin. Ai me ka mbajtur mbyllur ne shtepi per nje kohe te gjate dhe kur dilja, do ta dergonte gjithmone mamin te vinte pas meje. Si rezultat une u bera nje vajze e mbyllur dhe per pasoje, me tallnin kudo, sidomos ne klase. 'te mbroj une nga te keqinjte, nga qente e rrugeve, nga kriminelet' thote babi. Por ti o ba je bere krimineli me i madh qe kam hasur ne jete. Mungesa e besimit qe tregon ndaj meje, jam e sigurte qe ndonje dite do te me coje ne rruge te gabuar. Une nuk mund ta njoh jeten duke me mbajtur mbyllur ne shtepi. Ti me mallkon dhe ofendon edhe sot qe jam 20 vjece. Nuk do ndryshosh. Mes nesh eshte krijuar nje hendek shume i madh, dhe ti je shkaktar. Une kam hequr dore nga ti. Per njeri tjetrin jemi tamam si dy te huaj. flm nese e poston Zh
Letra 9
Anabel, lexoj gjithe keto letra te bashkeshorteve qe kane humbur tek partneri ate gjene qe i bashkoi ne fillim, qe i beri te perfytyrojne nje te ardhme te bukur e te bejne femije. E dini cfare? Gjerat s'jane ashtu si duken as tani. Ato gjerat e bukura qe ju lidhen jane ande aty, thjesht jane mbuluar nga cikerrimat e perditshmerise, ato aq te padukshmet, si fije merimangash, por qe po u lane te shumohen, kthehen ne rrjeta te shpifura. Kur behesh me femije e jeta te jep detyra te cilave s'u ben dot bisht si kur ishe beqar, te gjithe, mendoj une, futen ne fazen kur ndihen sikur partneri po i permbush me pak se ti e po ta fut. Problemet e vogla caktojne tonin per gjera me madhore, dhe disa kulmojne me perballje dhe ndarje, disa me perballje dhe renie ne dashuri nga e para. Por te urtet s'duan te prishin gjumin e qete te femijeve, ndaj bejne t'u mjaftoje pozitiviteti i vogelusheve. Pastaj e gjejne veten qe me shume argetohen duke ndenjur ne internet, TV, loto apo kafe, se sa me pranine e partnerit. Seksi kthehet ne nevoje biologjike si ushqimi, qe duhet te hash kur te gerryen stomaku. Heshtje te gjata ne lokal, pa pasur gje per te thene. Duart shtrengohen vetem ne festa, qe te mos i behet qejfi atyre qe s'ju duan. Monotonia prej te ciles i druhen beqaret marteses. Ne te njejten situate u gjenda dhe une per shume kohe, deri sa nje dite vendosa te perpiqem. Shkova ne shtepi dhe i dhashe gruas nje perqafim po aq te gjate sa c'ia dhashe vajzes 3 vjece. Me pyeti c'pata, nuk i dhashe shpjegime. Nuk ia ktheva zenkat e perditshme "jo pse kete s'ke hekurosur kete, jo po pse s'e hekuros vete, jo une bej kete ti s'ben ate". Pas ca oresh i keputa nje perqafim tjeter e ca puthje si atehere kur ishim mire. Nisa t'i degjoj budallalleqet qe me thoshte cdo dite, si psh zenkat e zilite pa lidhje me koleget apo komshijet. Fundja, pak shoke idiote kemi ne tavolina qe ca s'na tregojne dhe i degjojme? E ruajta ca ndryshimesh i bente paraqitjes se jashtme, nisa t'i sjell akulloren e preferuar, etj. Nje mbremje, teksa e hanim akullore ne ballkon e me tregonte budalliqe per shoqet, vuri re qe ia ngula syte tek floket. Pyeti nese ishte bere pis. I thashe qe i shkonte se si i kishte kthyer kete here ato fijet e flokeve pas veshit. E vazhdoi biseden e budalliqeve por s'e permbajti dot ne fytyre nje buzeqeshje te sinqerte, qe i shpertheu si bombe sheqeri. I vazhdova keto gjera me dite dhe ajo ndryshoi komplet. Nisi te behet copash per mua, qe tek gjera si hekurosja, gatimi, intimiteti, pa qene nevoja t'ia kerkoja. Nisi te shfaqe vemendje edhe per shitblerjet e ekipit tim te preferuar i futbollit, mbase vetem qe te kishim c'te llomotisnim ne lokal. Nisi te vinte dhe ajo e te me jepte nga ato perqafimet e gjata, ashtu kot pa lidhje. Dhe po te doja, s'me bente me dora te beja gjera qe e merzisnin. Mbase kaq e lehte eshte. Para se te dorezoheni, them te provoni me durim e te jepni shume. Ka shume gjasa t'ua kthejne po njesoj, se kush ju ka dashuruar nje here s'e ka harruar, thjesht do kujtuar pak.