Showbiz dhe TV

Xhensila Myrtezaj ndryshon look për klipin e ri

15 Gusht 2015

Xhensila Myrtezaj ndryshon look për klipin e ri

Xhensila Myrtezaj është duke punuar për përfundimin e videoklipit që pritet të publikohet shumë shpejt dhe ka treguar për fansat edhe pak nga pamja e saj. Këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e saj të flokëve dhe modelin, e madje nga sa arrihet të kuptohet nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket se i ka prerë ato.

Ky projekt muzikor, që do të vijë në bashkëpunim me artistin nga Kosova Mozzik, nën titullin "Ama dorën", do të jetë kënga e dytë që Xhensila publikon këtë verë pas "Ring The Alarm" që pati një sukses të mjaft të madh.