Të gjithë jemi dakord se hekurosja është një e keqe e domosdoshme. Moda e rrudhave ka kaluar me kohë sado që do të donim të zgjaste përjetë.
Bezdinë e hekurosjes duket sikur e kemi trashëguar ndër breza, edhe pse teknologjia ka përparuar me kohën. Ne ankohemi sot kur na duhet vetëm të vendosim hekurin në prizë, ndërkohë që gjyshet tona duhet të ndiznin qymyrin për të nxehur hekurin. Ne prap ankohemi edhe pas përdorimit të avullit, ndërkohë që nënat tona duhet të spërkasnin ujë mbi çdo rrudhë.
E mbani mend kur suksesi i hekurosjes ishte çështje fati? Nëse fustani dilte i padëmtuar nga nxehtësia e pllakës të shtohej dhe një arsye më shumë për të festuar.
Por secila nga ne ka stilin e saj të hekurosjes: disa presin të mblidhen të gjithë rrobat njëherësh, të tjera hekurosin vetëm atë që i duhet në moment. Disa preferojnë të hekurosin përballë tv duke e marrë më shtruar, e disa të tjerë duan të hekurosin me një frymë për t’i dhënë fund kësaj rutine.
Epo bëhuni gati t’ju themi lajmin e vitit: Meqë ne nuk u përshtatëm kurrë me hekurin, Philips na prezanton pajisjen hekurosëse që përshtatet me ne!
Edhe në Shqipëri Philips ka prezantuar serinë e hekurave me kaldajë Perfect Care. Ajo çfarë i bën më tërheqëse këto produkte është se falë avullit të fuqishëm mund të hekuroset shpejt dhe lehtë e njëkohësisht ato kanë teknologjinë OptimalTemp, që shmang nevojën e gradimit të temperatures si dhe garanton mos djegien e veshjeve! Zonja ne po flasim për hekurat me kaldajë PerfectCare Performer, PerfectCare Compact dhe PerfectCare Elite dhe për të zbuluar se cili është më i miri për stilin tuaj të hekurosjes plotësoni quizin tonë të shkurtër!
Zbuloni nga ky Quiz se cili është i përshtatshmi për ju:
Lini një Përgjigje